Koço Kokëdhima: Pas sulmeve ndaj Ilir Metës ishte Edi Rama

403
Koço Kokëdhima ish-miku dhe njeriu më i afërt i Edi Ramës deri para dy vitesh, shpërtheu dje në akuza ndaj kryeministrit. Koço Kokëdhima akuzoi Edi Ramën si drejtuesin e një partie që sot është kapur nga mafia. Ish-miku i Edi Ramës akuzoi kryeministrin si njeriun që ishte përfshirë në akuzat ndaj Ilir Metës në vitin 2015, duke nënkuptuar denoncimin e deputetit Tom Doshi. “Edi Rama nuk mund të qeverisë me pastërti edhe sikur të ketë Zotin. I kam thënë Ramës, mos u përpiq të hapësh gropa për kundërshtarët, se do të biesh vetë brenda. Rama ishte i përfshirë në gushtin e 2015 për të ngarkuar penalisht Ilir Metën. Kam negociuar që energjitë të bashkohen për të mirën e vendit, jo për pushtet personal”, tha Kokëdhima.
Kokëdhima: Tahiri nuk duhej futur në Kuvend. Rama i dinte kriminelët në PS
Kreu i Lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima deklaroi dje se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk meritonte as të futej në Parlament dhe jo të emërohej anëtar i kabinetit qeveritar. Kokëdhima tha se ai personalisht e kishte informuar Edi Ramën për gjithë problemet që kishte Tahiri me kanabisin dhe grupe të veçanta. “Ia kam thënë Edi Ramës, që të kishte kujdes me emërimet e disa personave me precedentë. Ia kam thënë më vete dhe në mbledhje partie. Por ai ishte i vetëdijshëm. Madje në mbledhjet e PS na i sillte si shembuj të suksesit në PS, pikërisht këta emra, që më pas u hoqën nga drejtësia”,- tha Kokëdhima.
Sigal