Koço Kokëdhima: Nuk garoj për Sekretar të Përgjithshëm, synoj post tjetër

483
Deputeti socialist Koço Kokëdhima duket se është tërhequr nga gara për Sekretarin e Partisë Socialiste, pas shumë përplasjesh që kanë ndodhur atje. Në një pronomcin për mediat, Kokëdhima u shpreh se “As këtë të shtunë dhe as ndonjë të shtunë tjetër nuk do të marrë pjesë si kandidat për sekretar të përgjithshëm në Partinë Socialiste”. I njohur si komisari i Jugut në PS, Kokëdhima deklaroi se do të garonte s për një pot tjetër pa e përcaktuar atë. “Nuk do të jem asnjëherë sfidant për postin e sekretarit të përgjitshëm, por për një detyrë tjetër”-u shpreh ai. Deklaratat Kokëdhima i dha në Gjykatën Kushtetuese ku sot po shqyrtohet mandati i tij si deputet.
“I jam drejtuar ILDKPi-së për të marrë një opinion. Sot jam një deputet që i kërkohet shkatërrimi i karrierës. Nesër në pozitën time mund të jetë çdo deputet apo çdo anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Kjo çeshtje tashmë është në dorën e gjykatës dhe unë kam besim te drejtësia. Me zotin Ruçi dhe me asnjë tjetër nuk kam diçka personale, por vetëm debate. Shoqëritë e mira nuk kanë përfituar kontrata kpas marrjes së mandatit të deputetit”-tha ai.
Sigal