Koço Kokëdhima: E vërteta e raporteve të mia me Ramën dhe PS

421
Sigal

Rrëfehet te “Opinion” i televizionit “Klan”
ish-deputeti socialist

I pyetur për
raportet me Edi Ramën, Kokëdhima tha se këto janë çështje që nuk i përkasin
tavolinave mediatike. Marrëdhëniet politike janë një çështje tjetër.  Rama është miku im dhe do të mbetet miku im. Unë
jam njeri besnik dhe nuk zhgënjej asnjë mik në jetë. Unë mund të mos them
gjithçka, por çfarë them është e vërtetë, e para. E dyta, në vazhdim të idesë
që kisha, unë sot jam në politikë dhe do të diskutojmë për çështje politike dhe
në aspektin politik po të them jam i gatshëm të diskutojmë të pyesim të
përgjigjem për gjithçka. Për marrëdhëniet e mia personale me cilindo mik, pa
dashur të mbuloj ndonjë gjë, nuk po e përdor këtë për të mbuluar…s’kam asgjë
për të mbuluar. Unë do t’i mbështes miqtë e mi deri në fund. Edhe Ramën në
marrëdhëniet e mia miqësore do ta mbështes deri në fund. Unë nuk jam në
politikë si miku i Ramës. Unë jam në politikë si socialist, si i majtë, si kontribues
historik në mbështetje të së majtës, si një i majtë i shpallur për sa kohë e
njoh veten time dhe për të gjitha ato qëndrime që kam mbajtur në jetë, për këtë
çështje jam edhe në politikë. I pyetur për raportet me kryeministra të tjerë,
Kokëdhima tha se “nuk është çudi që edhe në të ardhmen, edhe pas 20 vjetësh të
kem marrëdhënie të ashpra, qëndrime kundërshtuese etj, sepse asnjëherë nuk do
të dal nga vetja ime, gjithmonë do të jem vetvetja, që do të thotë që politikën
dhe raportin tim me politikën e përjetoj në ato përgjegjësi që kanë lidhje me
vendin, kanë lidhje me popullin, kanë lidhje me interesin kombëtar, qytetar
etj, etj dhe nuk e përjetoj vetëm si një çështje apo marrëdhënie partiake. Jam
në politikë me përgjegjësitë e mia publike, qytetare dhe atdhetare”. Kokëdhima
e quajti padrejtësi gjykimin nga Kushtetuesja dhe heqjen e mandatit të
deputetit, por nuk bëri askënd fajtor brenda PS dhe grupit të saj parlamentar. I
pyetur për ndikimin e Ilir Metës që ka lobuar për ta shkarkuar, Kokëdhima e
mohoi kategorikisht. Gjithashtu ai tha, se përkrahte Reformën në Drejtësi. “Në
publikimet e mia, tha ai kam theksuar që unë e kuptoj nevojën ulëritëse për një
Reformë në Drejtësi, për një reformë të besueshme, serioze, profesionale në
drejtësi. Unë kam pasur kontestime për mënyrën se si bëhej Reforma në Drejtësi
dhe e kam shpjeguar. Nga Reforma në Drejtësi duhet të kenë frikë ata që kanë
bërë korrupsion me interes të shtetit, me kompetencat dhe me funksionet
publike. Ata që kanë shpërdoruar detyrën, ata mund të kenë frikë. Ata që kanë
bërë krim të organizuar dhe korrupsion. Sipërmarrësit kanë qenë në punën e tyre
dhe sipërmarrës si unë kanë qenë gjithmonë në opozitë me qeveritë dhe të vetmen
mburojë. Unë kam pas vetëm ligjin, s’kam pas asnjë qeveri në krahun tim dhe nuk
kam frikë nga askush”. I pyetur për akuzat ndaj ministrit Tahiri, Kokëdhima tha,
se “kam bërë zanatin që e kanë bërë shumë mediabërës dhe shumë njerëz të
shtypit që bëhen me qeveritë unë se kam bërë kurrë këtë. Unë kam mbajtur
qëndrime parimore. I kam dhënë liri profesionale reporterëve të shtypit dhe i
kam garantuar atyre integritet profesional edhe kur kanë shkruar kundër
qeverive”.