Koço Danaj: Revolucion grek apo kryengritje antiotomane e shqiptarëve

851
Sigal

Koço Danaj: Nuk ka pasur revolucion grek për pavarësi, por kryengritje e shqiptarëve kundër Turqisë

Kush ka të drejtë, unë me titullin e sipërthënë apo pòlitika greke? Le t’u referohemi fakteve historike miqtë e mi.

Fakti i parë: Në 15 janar 1821 Kuvendi i kapedanëve të Rumelisë i përbërë nga shumica shqiptare dhe disa të tjerë, vendosin të fillojnë kryengritjen e përgjithshme për çlirimin e Greqisë. Fakti i dytë: Në 25 mars 1821, në Patra, peshkopi Germanos shpall fillimin e kryengritjes së armatosur e cila kish 3 muaj që kish filluar. Takimi u bë në manastirin Aghia Lavres.

Fakti i tretë: Më vonë hirësia e tij Patriarku Grigoris i mallkoi ata dhe kryengritjen e Germanosit, se vinin në rrezik themelet e kishës ortodokse. Sipas tij Kodi fetar nuk e njeh Revolucionin. ” Revolucioni është një gjë e keqe, nuk është në dëshirën e Zotit të ngrihesh e të shkaktosh trazira”.

Falsifikim më të madh nuk ka

Një vend anëtar i BE falsifikon historinë. Një vend falsifikator i historisë akuzon fqinjin e tij, Shqipërinë, që e çliroi nga turqit si agresor dhe ka një Ligj Lufte. E pakta, politikanë të pabesë. Megjithatë, siç e kemi thënë tashmë, e gjithë Greqia më 1850 fliste shqip. Chatobriand, Lamartin, Edmond About dhe të gjithë ata që kanë vizituar Greqinë në atë kohë, të gjithë pa përjashtim kanë shkruar se në të vërtetë ajo duhet të cilësohet si SHQIPËRI (Robert d’Angely, “Enigma”, faqe 213)