Koço Danaj akuzon Baton Haxhiun/ Rezident i shërbimit sekret serb

446
Politologu dhe ideatori i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, ka sulmuar ashpër analistin kosovar, Baton Haxhiu. Haxhiu shihet shpesh në studiot shqiptare, duke analizuar dhe dhënë mendimin e tij për situatën politike në vendin tonë.

Në një reagim të shkurtër, por mjaft të ashpër, Koço Danaj e quan Haxhiun rezident të shërbimit sekret serb, që sipas tij, kërkon destabilizimin e Shqipërisë.

“Rezidenti i sherbimit sekret serb, bashkepuntori i Stanishiqit, Baton Haxhiu punon dhe kerkon destabilizimin e Shqiperise”, shkruan Danaj në rrjetet sociale.

Ky reagim i ashpër vjen menjëherë pas intervistës së dhënë sot nga Baton Haxhiu në emisionin “Komiteti”, ku analizonte situatën politike në Shqipëri, duke thënë ndër të tjera se Ilir Meta nuk do të betohet si President.


Sigal