Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë: Qytetarët do të padisin në gjykatë AKEP për fikjen e antenave celulare

498
Sigal

Dje Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë analizoi me detaje ngjarjen e rëndë të fikjes së antenave celulare nga kompanitë celulare me urdhër të paligjshëm të AKEP gjatë kohës që zhvillohej protesta. AKEP me kërkesë të Policisë dje i dha urdhër 3 kompanive celulare të fikin antenat e celularëve në një pjesë të Tiranës! Ky vendim u mor në kundërshtim me Ligjin, pasi të vetmet raste të parashikuara kërkojnë miratimin e një VKM-je nga Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit që mbulon telekomunikacionin! Rasti i djeshëm nuk hyn tek rastet që parashikon ligji. Fikja e antenave solli bllokimin e transmetimeve live nga mediat e huaja dhe shkeli rëndë jo vetëm të drejtat e konsumatorëve, duke i dëmtuar rëndë në disa raste interesat e tyre, por mbi të gjitha shkeli liritë kushtetuese të shtetasve. Kjo sjellje e paprecedentë në 29 vjet është një përshkallëzim i rëndë i represionit policor ndaj qytetarëve dhe redukton ndjeshëm liritë reale demokratike të shtetasve duke krijuar një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e angazhimit politik dhe demokratik të shtetasve. Nisur nga nevoja për reagim në kushtet që asnjë formacion politik opozitar dhe asnjë OJF e të drejtave të njeriut, apo të drejtave të konsumatorëve nuk ka reaguar, Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë ka autorizuar Avokati Altin Goxhaj që nëpërmjet Studios Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga) që të ngrenë një padi kolektive ndaj AKEP për këtë shkelje të rëndë me qëllim që raste të tilla të mos tolerohen më dhe të pengohen. Për këtë qëllim, në kuadër të legjislacionit për të drejtën e informimit publik nesër Avokatit të Popullit do t’i paraqitet AKEP kërkesa për të dorëzuar brenda 10 ditësh kopjen ligjore të urdhrit që i dha 3 kompanive celulare e cila do të shërbejë si prova që do të goditet në Gjykatën Administrative. Ndaj kërkohet që sa më shumë qytetarë pavarësisht angazhimeve politike apo jo t’i bashkëngjiten kësaj padie që nesër të mos ndodhë më i njëjti veprim i denjë vetëm për regjimet diktatoriale siç ka përfunduar prej kohësh Shqipëria.