Koalicioni me PS, Muhedini: PDIU do negociojë dhe me PD, jo pazare

445
Disa ditë pas marrëveshjes mes PS dhe PDIU për zgjedhjet lokale, deputeti Tahir Muhedini thotë se partia ku ai bën pjesë nuk është as e majtë dhe as e djathtë. Sipas tij PDIU ka një kauzë shumë të rëndësishme për të zgjidhur e për këtë mund të negociojë më këdo, si PS, PD, apo LSI.
I pyetur nga gazetarët në lidhje qëndrimin e tij nëse Shpëtim Idrizi do t’i bashkohej qeverisë Rama, Muhedini la të kuptojë se partia e tij nuk do të ndahet. Ai tha se qëllim i tyre është një, çështjen çame dhe se të 5 deputetët që janë në Parlament do të ulen në të njëjtin vend, qoftë majtas qoftë djathtas.
“Ne do të negociojmë edhe me PD, dhe pasi të negociojmë edhe me PD do të kemi të qartë gjithcka. Vendimi i PDIU është që ne të negociojmë me forcat kryesore. Partia jonë ka një program shumë të qartë, është e vetmja forcë që ka një kauzë shumë të rëndësishme që nuk e ka asnjë forcë politike, zgjidhja e cështjes came. E themi haptas se forcat politike janë ato që e kanë në dorë dhe në do negociojmë si me PS, PD dhe LSI. Kjo forcë politike është krijuar për t’i shërbyer një komuniteti që ka 1 shekull që i mohon idetë e njeriut dhe ky është komuniteti çam. Nga strukturat e shtetit ka 50 vjet që është përjashtuar komuniteti cam. Me demkoracionë po japim shembullin që dim të qeverisim. Ne kemi kapacitetet që t’i shërbejmë vendit. Të 5 deputetët që jemi do të ulemi në një vend bashkë”, ka thënë Muhedini. 
Sigal