Regjistrimet vazhduan deri në mesnatë
Ora 24:00 shënon skadimin e afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit. Sipas nenit 65, pika 1 e Kodit Zgjedhor parashikohej që dy, ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, mund të regjistrohen si koalicion zgjedhor në shkallë vendi, jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Në fillim krerët partiakë menduan se ky afat mbaronte më datën 23 prill, por procedurat paracaktonin datën 24 prill, deri në mesnatë.
Opozita 40 parti
Marrëveshjet dhe koalicionet ishin të vështira për t’u arritur. Rama ka hasur vështirësi me firmosjen e Gjinushit, ndërsa Berisha ka shtyrë bisedimet me krerët ballistë, për në orën 15:00 të ditës së djeshme. «Ne, firmosëm sepse mendojmë për interesat e larta kombëtare dhe jo për karriget personale», u shpreh Kryeballisti Alimadhi. Dy kampet e mëdha politike PD dhe PS kanë përfunduar marrëveshjet me partitë e vogla. Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjoncaj, dorëzoi rreth orës 19:00 në KQZ dokumentin e nevojshëm për regjistrimin e koalicionin parazgjedhor “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Në një prononcim të shkurtër për mediat zoti Gjoncaj bëri të ditur se pjesë e koalicionit opozitar janë 40 parti politike. “Koalicioni ka në përbërje 40 parti politike, të cilat do të garojnë së bashku për të bërë të mundur rilindjen shqiptare”,- deklaroi Gjonçaj.
Maxhoranca, 26 parti
Ndërkohë, “Aleanca për punësim, mirëqenie dhe integrim” e kryesuar nga Partia Demokratike ka mbledhur rreth saj 26 parti të djathta dhe të qendrës, duke premtuar vazhdimin e reformave dhe përmirësimin e jetës së vendit. Rreth orës 21:40 përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti ka regjistruar në KQZ listën me 26 parti që do përbëjnë koalicionin e djathtë ‘Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim’. Pas mbarimit të proceduarave të regjistrimit në KQZ, zoti Kosovrasti nuk ka treguar kush ka qenë partia surprizë që i është shtuar koalicionit të djathtë, pasi dje kryeministri firmosi marrëveshje me 24 parti që do shkonin me PD në zgjedhje, ndërsa sot kësaj liste i është shtuar edhe një parti tjetër.
FRD e AK të vetme në zgjedhje
Të dy partitë e krijuara nga dy ish-drejtuesit e lartë të KLD-së, do të konkurrojnë jashtë koalicioneve. Kështu FRD e Bamir Topit do të dalë më vete në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, duke refuzuar ftesën e Berishës, për koalicion me PD. Po ashtu edhe AK-ja e Kreshnik Spahiut deklaroi pasditen e djeshme se do të garojë e vetme. Sistemi proporcional rajonal që aplikohet në Shqipëri favorizon aleancat e gjera dhe kjo u provua me zgjedhjet e 2009-s.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2009 konkurruan katër koalicione zgjedhore. “Aleanca e Ndryshimit” ishte formacioni më i madh i përbërë nga 10 parti të djathta; koalicioni i majtë “Bashkimi për ndryshim”, përbëhej nga 5 parti; ndërsa Aleanca “Poli i Lirisë” dhe “Aleanca Socialiste për Integrim”, grupuan secila nga 6 parti.
“ALEANCA PËR SHQIPËRINË EUROPIANE”
Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama
Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta
Partia e Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule
Partisë Aleanca Popullore, Artur Dojaka
Partinë Aleanca Demokristiane, Zef Bushati
Partia Demokracia Sociale, Paskal Milo
Partia Socialdemokrate, Skënder Gjinushi
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, Gjet Ndoj
Partia Socialiste e Moderuar, Gjergj Koja
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar, Marko Dajti
Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, Valentin Mustaka
Partia Ambientaliste, Nasi Buzheku
Partia Ardhmëria Shqiptare, Emin Subashi
Partia Bashkimi Republikan Shqiptar, Zane Llazi
Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet, Halim Seitaj
Partia e Çështjeve Shqiptare, Bujar Shurdhi
Partia e Gjelbër, Edlir Petanaj
Partia e Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafaj
Partia Reformatore Demokratike, Skënder Halili
Partia e Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri
Partia G99, Ervin Mete
Partia Komuniste Shqiptare, Qemal Cicollari
Partia Komuniste 8 Nëntori, Preng Çuni
Partia Kristian-Demokrate, Dhimitër Muslia
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Nikolin Staka
Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve, Astrit Kosturi
Partia Mendimi i Djathtë Liberal, Mustafa Liçi
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Ymer Kurti
Partia e Prosperitetit Demokratik, Yzeir Fetahu
Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara, Afrim Jeshili
Partia Rruga e Lirisë, Kurt Kola
Partia Shqiptare “Atdheu”, Kreshnik Osmani
Partia Social Punëtore e Shqipërisë, Ramadan Ndreka
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë, Avdi Keçi
“ALEANCA PER PUNESIM, MIREQENIE DHE INTEGRIM”
Partia Demokratike
Partia Republikane
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet
Partia Agrare Ambientaliste
Partia Lidhja Demokristiane
Partia Lëvizja e Legalitetit
Partia Aleanca Demokratike
Partia Bashkimi Liberal Demokrat
Partia Balli Kombëtar Demokrat
Partia e të Drejtave të Mohuara e Re
Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
Partia Ora e Shqipërisë
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian
Partia Demokracia e Re
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar
Partia Konservatore Shqiptare
Partia e të Drejtave të Mohuara
Partia Lëvizja Shqipëria e Re
Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen
Partia Demokristiane
Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare
Partia Civile e Shqipërisë