Knut Fleckenstein: Nuk do negocioj për protestën e opozitës

483
Raportuesi për Shqipërinë ne Parlamentin Europian, eurodeputeti Knut Fleckenstein ka zhvilluar takimin e parë me ambasadoren e BE, Romana Vlahutin. Gjatë një prononcimi para gazetareve pas takimt me Vlahutin, duke iu referuar protestës së opozitës, Fleckenstein tha se do të bisedojë me Lulzim Bashën, por nuk do të negociojë për kërkesat e opozitës. “Dëshiroj që gjithë puna dhe negociatat me partive politike duhet të bëhen në Parlament” tha Fleckenstein.

Pas takimi me ambasadoren e BE-së ne vendin tonë, eurodeputeti i është drejtuar Kryeministrisë do të takohet me kryeministrin Rama, ndërsa në orën 11:45 me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Gjatë ditës së sotme, në orën 15:45 eurodeputeti pritet të takohet me ministren e Integrimit Klajda Gjosha.

Më herët përmes një statusi në rrjetet sociale Knut Fleckenstein u shpreh se axhenda në Shqipëri është e vështirë dhe se bisedimet janë serioze. Gjatë ditës së djeshme në një intervistë për DË eurodeputeti gjerman theksoi se zgjedhjet e qershorit janë moment kyç për hapjen e bisedimeve.
Sigal