Knut Fleckenstei dhe “pazaret” politike në Tiranë në dëm të integrimit të Shqipërisë

607
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian disinformon BE-në për pseudoprogresin e Reformën në Drejtësi

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian; Knut Fleckenstein shprehet se nuk ka dyshim që Vettingu do të vijojë dhe postet vakante do të mbushen. Sipas tij, duhet durim, pasi problemet nuk mund të zgjidhen të gjitha njëkohësisht. për Fleckenstein, nëse BE-ja nuk hap negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm, kjo nuk do të ketë vetëm pasoja negative për rajonin, por edhe humbje të kredibilitetit të institucioneve evropiane. Nënkuptimi është i qartë. Dështimi i pritshëm i Shqipërisë edhe në qershorin e 2019-s për moshapjen e negociatave nga BE, nuk është dështimi i qeverisë së Shqipërisë, sepse nuk do përmbyset bota, nëse Shqipëria qëndron akoma në oborrin e BE-së edhe në të ardhmen. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian; Knut Fleckenstein ka 4 vite që disinformon Parlamentin dhe Bashkimin Evropian për reformat integruese dhe sidomos për reformën ën Drejtësi. Fleckensteintein, si raportuesi i Shqipërisë në PE edhe para 26 qershorit 2018 i rekomandoi Këshillit të Ministrave të BE që në Shqipëri janë kryer reformat integruese, sikurse reforma në Drejtësi, lufta kundër krimit dhe kundër korrupsionit.

 Knut Fleckenstein, turisti i PE në Tiranë

Knut Fleckenstein, si raportuesi i Shqipërisë në PE, edhe pse vjen sa herë në Tiranë, nuk pa, as dëgjoi që Shqipëria, në vitet 2016-2017 ishte vendi i origjinës së hashashit për Evropën. Knut Fleckenstein, edhe pse vjen sa herë në Tiranë, nuk mori vesh se Shqipëria edhe deri në qershorin e 2018-s nuk kishte Gjykatë Kushtetuese, nuk ka zgjedhur akoma Prokuroren e Përgjithshme, që në Shqipëri akoma nuk është dënuar asnjë zyrtar i lartë për korrupsion, edhe pse të gjitha raportet e BE, të DASH dhe të organizmave të Transparencës Internacionale flasin që Shqipëria është një ndër vendet më të korruptuara në botë. Knut Fleckenstein nuk donte të dëgjonte se qeveria në Tiranë jep përditë dhjetëra koncesione dhe tenderë publikë pa asnjë procedurë transparente, madje, sa shumë kompani të mëdha botërore kanë protestuar fuqishëm edhe në Arbitrazhin Ndërkombëtar, sepse janë përjashtuar nga e drejta të marrin pjesë në konkurrime të koncesioneve dhe tenderëve. Knut Fleckenstein, si raportuesi i PE në Shqipëri, nuk pa, nuk dëgjoi, nuk kuptoi se në zgjedhjet e 2015 dhe 2017 vota u manipulua, u shitble, se bandat kriminale në shërbim të pushtetit kërcënuan dhe shantazhuan elektoratin, madje këto konkluzione janë të shkruara edhe në raportet përkatëse të OSBE-së. Knut Fleckenstein nuk i bëri aspak përshtypje që mazhoranca shkeli edhe Kushtetutën dhe emëroi me votat e saj kryeprokuroren e Përkohshme. Dhe, pardje, Knut Fleckenstein ishte raportuesi kryesor në Parlamentin Evropian, që relatoi pro Rezolutës për Shqipërinë, ndërkohë, që në Shqipëri nuk ka rend kushtetues, sepse mungon Gjykata Kushtetuese. Si mund të pranojë BE një vend anëtare të saj, kur ky vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese, sikurse Shqipëria?

Knut Fleckenstein reporteri i dështuar i Parlamentit Evropian për Shqipërinë

Në 28 qershor 2018, kryeministrat dhe presidentët e vendeve anëtare të BE-së votuan kundër disinformimit të Knut Fleckenstein për Shqipërinë, derisa votuan “JO” hapjes së negociatave, sepse konstatuan që Shqipëria nuk ka bërë reformën në drejtësi, nuk ka luftuar krimin, korrupsionin, prandaj kushtëzuan 14 prioritete që Shqipëria duhet t’i plotësojë deri ën qershorin e 2019-s. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian; Knut Fleckenstein bën pazare politike në Tiranë, derisa raportoi sërish në PE, se Shqipëria ka bërë progres në reformat e integrimit, ndërkohë që opozita e ka bojkotuar parlamentin që në korrik 2018, ndërkohë që asnjë institucion kushtetues i ri nuk është ndërtuar, akoma Gjykata Kushtetuese nuk funksionon. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian; Knut Fleckenstein vjen në Tiranë si turist, derisa takon vetëm përfaqësuesit e mazhorancës dhe nuk merr asnjë kontakt me opozitën, duke demonstruar jo vetëm preferencat e tij politike për Shqipërisë, por edhe njëanshmërinë e tij politike. Shqipëria sërish, as në qershorin e 2019 nuk do të ketë përfunduar me ndërtimin e SPAK, BKH, KED, Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht se Fleckenstein disinformon sistematikisht në Bruksel. Por, raportimet e Fleckenstein nuk e beson më as udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së, prandaj Fleckenstein nuk është në lartësinë e duhur si reporteri i Shqipërisë në BE, por thjesht një turist i Brukselit në Tiranë.