KM, vendoset organizimi dhe funksionimi i IKMT. Hiqen vizat me Jordaninë për diplomatët

68
Këshilli i Ministrave ka vendosur sot ndryshimin e organizimit dhe funksionimit të IKMT-së. Sipas vendimit të qeverisë, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit organizohet në dy nivele, qendror dhe rajonal. IKMT drejtohet nga kryeinspektori, emërimi dhe lirimi i të cilit bëhet nga KM. Po kështu qeveria miratoi vendimin për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit.

Degët e IKMT-së do të jenë në Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë, Sarandë, Lushnjë, Kukës dhe Shkodër. Gjithashtu është miratuar marrëveshja me Jordaninë që konsiston në heqjen e vizave për diplomatët. Në vendimet e qeverisë është edhe shpronësimi i të prekurve nga segmenti Tiranë-Vorë si dhe ndryshime në licencat për tregtimin e lëndëve plasëse.