KLSH zbulon 534 milionë euro dëme të bëra nga zyrtarët e shtetit

74
Zbardhet dosja e abuzimeve të bëra me financat publike në 30 muajt e fundi

Sipas një njoftimi zyrtar të KLSH, Nëpunësit publikë, kryesisht zyrtarët e lartë të shtetit kanë shkaktuar të paktën 534 milionë euro dëme ndaj buxhetit në 2 vite e gjysmë. Shifra, e cila është sa 5.3 përqind e Prodhimit Kombëtar është bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e publikuar për vitin 2016. Sipas raportit, gjatë vitit të kaluar enti më i lartë auditues i shtetit ka ushtruar 154 kontrolle të plota në institucione apo kompanitë publike. Por edhe pse kontrollet janë kryer vitin e kaluar, shkeljet e zbuluara në to i përkasin periudhës nga 1 janari i vitit 2013 deri në shtator të 2016-ës. Sipas KLSH, nga totali i dëmeve të zbuluara 346 milionë euro janë shkelje të disiplinës financiare me pasoja negative në buxhetet e institucioneve të audituara, ndërsa pjesa tjetër prej 188 milionë euro janë parregullsi në të ardhurat apo shpenzimet e kryera. Brenda këtij zëri shkeljet më të mëdha i përkasin privatizimit dhe dhënies me qira të pronës publike me rreth 110 milionë euro, si dhe abuzimeve në tendera dhe prokurime me rreth 25 milionë euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se për këto shkelje ka kallëzuar penalisht 191 zyrtarë. Sipas raportit, pjesa më e madhe e tyre tashmë janë nën hetim nga Prokuroria dhe paralelisht është kërkuar masë administrative nga gjoba deri në largim nga puna për 1515 punonjës të sektorit publik. Po ç’ëshët bërë me financat e akorduara nga buxheti I shtetit? Po ndalemi në të dhënat e auditmeve të bëra në sektorin e financave të shtetit, publikuar përmledhtazi në njoftimin e vendimit të KLSH, Nr. 175, datë 30.12.2016. Nga auditimi i shpenzimeve korrente për mallra dhe shërbime u konstatua se, sa I takon pagesave të detyrimeve ndaj vendimeve të gjykatave, lëvruar nga nënllogaria 602/7900, për çështjen “Ll”, në vlerë prej 90,343 mijë lekë (të ndarë për vitin 2015, në 2 urdhër shpenzime, në vlerë 81,436 mijë lekë dhe në 6/mujorin e vitit 2016 me një urdhër shpenzimi në vlerë 8,907 mijë lekë), janë kryer likuidimet me dokumentacionin e nevojshëm shoqërues, por alokimi i tyre nuk është bërë nga kapitulli “6” “Të ardhurat nga privatizimi”, të cilat përdoren me rritje të autorizuar, por janë përdorur fondet e planifikuara të artikullit 602 “Blerje mallra e shërbime” nga kapitulli “1”. Në vijim konstatojmë se, për të dy periudhat 2015 dhe 2016, “Mbi çështjen Ll”, janë përcaktuar dy probleme për pagesën: së pari nga ish Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave, nuk janë trashëguar të ardhurat për të mundësuar rritjen e autorizuar për kthimin e detyrimit; dhe së dyti nuk ka një vendim gjykate për të mundësuar kthimin e kësaj vlere nga të ardhurat jashtë limitit. Këto probleme kërkojnë ndryshime në udhëzimin nr.2, datë 06.02.2012 “Mbi procedurat standarte të zbatimit të buxhetit” , sa i takon alokimit të drejtë të fondeve buxhetore, ku të përfshihen dhe këto raste likuidimesh, megjithëse nga Drejtoria e Përgjithëshme të Buxhetit/Drejtoria e Monitorimit dhe Zbatimit të Buxhetit, drejtuar, Drejtorisë së Financës, është cituar pa mundësia e ndryshimit të udhëzimit standart të buxhetit dhe se pagesa e kësaj shume të përballohet nga fondet e buxhetit të vitit 2015.
——————————