KLSH mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës

782
Në datën 19 prill 2017, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës u organizua nga Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës një tryezë e rrumbullakët, me temë “Fuqizimi i Auditimit të Jashtëm përmes bashkëpunimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit me organizatat e shoqërisë civile”. Në këtë aktivitet, Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua nga Sekretarja e Përgjithshme, znj. Luljeta Nano dhe auditueset znj. Nikoleta Piranjani dhe znj. Joana Troqe.Fjala e hapjes u mbajt nga Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, z. Besnik Osmani, i cili, prezantoi tematikën e këtij organizimi dhe ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Institucionit Suprem të Auditimit me organizatat e shoqërisë civile dhe mediave. E ftuara e nderit e këtij aktivitet ishte Dr. Nazia Mintz-Habib, Drejtore e Kërkimeve në Qendrën për rritjen e kapaciteteve pranë Universitetit të Cambridge në Angli. Diskutimi i saj bazohej në praktikat më të mira të bashkëpunimit mes institucioneve supreme të auditimit dhe organizatave të shoqërisë civile. Vendet në zhvillim kanë një detyrë të vështirë, theksoi Dr.Mintz-Habib pasi atyre u duhet të përballen me një sfidë e cila në mënyrë të përmbledhur shprehet me “Të arrish shume rezultate, duke patur pak burime”. Mënyra e vetme për të arritur këtë është kontrolli i asaj çfarë është më e mira për shoqërinë duke luftuar korrupsionin dhe duke rifituar besimin tek qytetarët. Ajo foli dhe për rastin e Kosovës specifikisht, një vend me mundësi të mëdha rritjeje, dhe ku momentalisht funksionojnë rreth 500 Organizata Jofitimprurëse. Dr. Mintz-Habib theksoi se Institucionet Supreme të Auditimit duhen konsideruar si “watch dog” të institucioneve publike, dhe si ndihmës të tyre për të garantuar një punë të mirë të qeverise në menaxhimin e fondeve publike, pasi cilësia e një shteti pasqyrohet në cilësinë e institucionit suprem të tij. Ajo përmendi disa shembuj konkret për të treguar marrëdhënien e SAI-t me shoqërinë publike për vende si Bangladesh, Tanzania dhe Afrika e Jugut. Në mbyllje, ajo theksoi që SAI-t duhet t’i konsiderojnë raportet e auditimit të tyre si informues të veprimtarise se qeverisë tek qytetarët duke synuar rritjen e mëtejshme dhe transparencën e lartë. Në vijim, fjalën e mori znj. Luljeta Nano, Sekretar i Përgjithshem ne KLSh duke theksuar rëndësinë, prioritetin dhe filozofinë menaxheriale institucionale referuar marrëdhënieve të KLSH-së me palët e interesit që janë organizatat e shoqërisë civile organizatat e profesionisteve dhe trupat akademike, mbështetur në parimet e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit. KLSH gjate periudhës 2012-2016 ka nënshkruar 24 marrëveshje bashkëpunimi me organizata jo fitimprurëse dhe universitete duke evidentuar faktin se KLSH i konsideron këto organizata si asete te cilat gjenerojne jo vetem ekspertiza profesionale te fushës por dhe nje partneritet mjaft dobiprurës dhe konstruktiv. Sekretari i Përgjithshëm solli ne vëmendje te auditorit marrëdhënien produktive që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka me Universitetet e Shqipërisë, e treguar kjo edhe në organizimin e aktiviteteve te përbashkëta, si ato të analizave vjetore që KLSh i kryen me pjesëmarrjen e trupave akademike pranë ambienteve të tyre, për të qenë më transparente me studentët, profesoriatin, mediat etj apo dhe kontribute te tjera ne fushen e punimeve shkencore te fokusuara kryesisht ne aspekte te auditimit dhe te menaxhimit te financave publike. Nw vëmendje tw tw pranishmeve u përcoll eksperienca inovative e KLSH-sw nw drejtim tw përdorimit tw instrumentit tashmw prej disa vitesh tw instrumentit “ Peer- Review” me organizata profesioniste tw fushws dhe ato civile, e theksuar kjo edhe nw Kongresin e Abu Dhabit tw INTOSAI-t Dhjetor 2016 nw tw cilwn u theksua pwrparwsia qw institucionet supreme tw auditimit duhet tu japin përdorimit tw mekanizmave tw vetvleresimit apo edhe tw kryerjes sw vlerësimeve tw jashtme nga trupa tw pavarura siç wshtw instrumenti i peer review dhe qw padyshim prodhojnw raporte tw besueshme dhe objektive. Konkretisht KLSH prej vitit 2012 e kryen procesin e sigurimit dhe kontrollit tw cilwsisw tw veprimtarisw audituese referuar kërkesave tw ISSAI duke aplikuar instrumentin e mini peer-review nw bashkëpunim me përfaqësues tw Kwshillit Kombwtar tw Kontabilitetit. Madje pwr vitin 2016 KLSH, Raportin e Sigurimit tw cilwsisw tw rezultuar nga ky proces ia paraqiti dhe Kuvendit si pjesw e Raportit tw Performancws sw vitit 2016. Në të ardhmen, KLSH synon rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit interaktiv me organizatat e shoqërisë civile, mediave dhe trupat akademike dhe trajtimin e tyre si partnerë profesionale tw fushws me qëllim zhvillimin institucional dhe rritjen e transparencës kundrejt publikut të gjerë. Rektori i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi përmendi bashkëpunimin që Zyra Kombëtare e Auditimit ka me këtë universitet dhe ndër të tjera sygjeroi kryerjen e trajnimeve me auditorë të jashtëm me qëllim rritjen e cilësisë dhe performancës. Më pas, Z. Artan Canhasi, menaxher i programit KDI foli për përforcimin e sinergjisë mes Institucionit Suprem të Kosovës dhe shoqërisë civile duke kryer auditime në forme partneriteti mes tyre dhe audituesve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, për të evidentuar rastet e korrupsionit., z. Faik Ispahiu, Drejtor ekzekutiv i Interneës Kosova foli për vështirësinë e “gjuhës” së auditimit e cila e bën shpesh herë të pamundur kuptimin e raporteve të auditimit nga qytetarët. Të dy përfaqësuesit e mediave binin dakord për punën që duhet bërë për rritjen e bashkëpunimit mes Zyrës Kombëtare të Kosovës dhe Prokurorisë, për trajtimin e mëtejshëm të rasteve të evidentuara në raportet e auditimit, si dhe marrjen e masave për zbatimin e rekomandimeve nga subjektet, pasi për 2016 niveli i zbatimit të tyre ishte relativisht i ulët, rreth 20-30%. Z. Ispahiu sygjeroi gjithashtu, publikimin e projektraporteve dhe jo vetëm raporteve përfundimtare të auditimit, me qëllim rritjen e transparencës së punës audituese kundrejt qytetarëve, si dhe kryerjen e auditimeve të ndërmarrjeve publike, pasi këto të fundit momentalisht auditohen nga auditues të jashtëm të kontraktuar nga vetë subjektet, duke rritur dyshimet për vërtetësinë e këtyre auditimeve. Më pas fjalën e mori znj. Ardiana Bunjaku, Drejtore ekzekutive e SHKCAK, e cila lidhur me sygjerimet e ngritura nga fjalimet e mëparshme, nënvizoi se është e pamundur publikimi i projekt raporteve për shkak të kontratës që ekziston mes subjekteve dhe auditorit ku përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e auditorit dhe ruajtja e informacionit. 
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani falenderoi të pranishmit për sygjerimet dhe diskutimet e tyre, duke përmendur disa nga problematikat me të cilat haset Zyra Kombëtare e Auditimit, ku përmendim bashkëpunimin e dobët mes ZKA dhe Prokurorisë, nivelin e ulët të zbatimit të rekomandimeve. Në mbyllje, ai vendosi për rritjen e bashkëpunimit me shoqërinë civile, e realizuar kjo nëpërmjet takimeve 4 herë në vit mes tyre dhe ZKA; krijimin e një axhende për shqyrtimin e raporteve të auditimit; vlerësimin e integritetit; nisjen e një projekti të përbashkët për auditimin e jashtëm publik si dhe asistencës së shoqërive publike kundrejt ZKA në rritjen e kapaciteteve për auditimet e performancës. 
Sigal