KLSH, marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për Certifikimin e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës

417
Sigal


Gazeta Telgraf/  Më date 6 tetor
2016, në mjediset e Kontrollit të Lartë të Shtetit, u nënshkrua Marrëveshja e
Bashkëpunimit mes KLSH-së dhe Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa
(IKAF), përfaqësuar respektivisht nga Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj dhe
Drejtori Ekzekutiv, z.Bujar Krasniqi. Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të
rritjes së standardeve profesionale në auditim, nëpërmjet trajnimeve,
workshopeve e aktiviteteve të tjera të përbashkëta dhe mbështetet në Moton e
INTOSAI-t, “Experientia Mutua Omnibus Prodest”(Nga eksperienca e përbashkët
përfitojnë të gjithë). Kryetari, z. Bujar Leskaj theksoi se KLSH e konsideron
pjesë integrale të punës së saj bashkëpunimin me OJQ-të dhe shoqatat e
profesionistëve të fushave të ndryshme, duke numëruar rreth 23 marrëveshje me
institucione të tjera shtetërore, OJQ dhe organizata të profesionistëve të
fushës.
  Në këtë kuadër, kreu i KLSH u
shpreh se profili i IKAF-it, si një institut i kontabilistëve dhe i audituesve,
i jep nuanca të veçanta bashkëpunimit në shkëmbimin e eksperiencës dhe
ekspertizës, duke i ftuar ekspertët e IKAF-it që të angazhohen si lektorë për
trajnimin e audituesve shqiptarë. Në përfundim, Kryetari, z. Bujar Leskaj,
nënvizoi se KLSH synon që marrëveshja të kristalizohet me bashkëpunime konkrete
përmes Konferencës Shkencore dhe Revistës së KLSH-së “Auditimi Publik” si dhe
në angazhimin e ekspertëve të IKAF-it në auditime të përbashkëta me Zyrën
Kombëtare të Auditimit të Kosovës.
  Nga
ana e tij, z. Bujar Krasniqi, u shpreh se Kontrolli i Lartë i Shtetit
  përfaqëson një institucion me një eksperiencë
të gjatë dhe se marrëveshja e bashkëpunimit do të jetë tepër produktive për
institutin që ai drejton. Z. Krasniqi u shpreh besimplotë se bashkëpunimi do të
jetë tepër aktiv dhe e konsideroi vlerë për IKAF-in nënshkrimin e marrëveshjes
me KLSH duke shtuar se do të ketë në fokus shkëmbimin e eksperiencës dhe
ekspertizës nëpër trajnimeve dhe aktiviteteve në fushën e kontabilitetit,
auditimit dhe financave. Në përfundim të fjalës së tij, Drejtori Ekzekutiv i
IKAF-it falënderoi KLSH-në për kujdesin që tregon në ruajtjen diversitetit e të
bashkëpunimit me institucione dhe OJQ të Kosovës. Në këtë takim morën pjesë
drejtues e auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe specialistë të
Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa.