KLSH, Leskaj: 919 milionë euro dëm buxhetit të shtetit për një vit

481
Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkoi deputetëve që të hartojnë një ligj zhdëmtimin material nga zyrtarët për shkeljet financiare të bëra. Në raportimin vjetor në Komisionin e Ekonomisë, kryetari i KLSH, Bujar Leskaj tha se përgjegjësia materiale nuk duhet të mbetet vetëm tek institucioni, por edhe te zyrtarët publike që shkaktojnë dëmin.
“Ai do të jetë çelësi i shpëtimit që do të bëjë shumë më të dobishëm Kontrollin e Lartë të Shtetit, do të bëjë më të përgjegjshëm zyrtarët, do të kontribuojë drejtpërdrejtë në menaxhimin e financave publike. Ky është një nga ato rekomandime dhe kërkesa që do të jenë të dobishme për forcimin e financave publike”, deklaroi kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj.
Raporti i plote nga KLSH 

Propozimi i KLSH vjen në një kohë kur në mjaft raste kallëzimet penale apo rekomandimet për largimin e zyrtarëve zvarritën proceseve gjyqësore dhe ndëshkimet përfundojnë thjesht në letër. Për veprimtarinë ekonomiko-financiare, nga 2013-2015 është zbuluar një dëm prej rreth 920 milionë euro, pjesa më madhe në administrimin i pronës publike dhe në Tatime e Dogana.
A. Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik të përgjithshëm në shumën totale prej 125,8 miliardë lekë ose 919.9 milionë euro.[1]
B. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme 35,3 miliardë lekë ose 257.7 milionë euro. Dëmi ekonomik i zbuluar për periudhën 2012-2015 është 8 herë më i madh se vlera e dëmit të zbuluar për periudhën e katër viteve 2008-2011.
Nje pasqyre të mirëfilltë të nivelit të performancës e përbën efiçienca në auditim, një nga treguesit kryesore të performancës së SAI-eve të zhvilluara sot në botë. Ky tregues i eficiences, dobisë së rezultateve të auditimit ve në raport sasinë e fondeve te kërkuara per zhdëmtim në Buxhetin e Shtetit nga KLSH me shpenzimet buxhetore të vetë institucionit(pra sa ai u ka kushtuar taksapaguesve), paraqitet për vitin 2015: për çdo një lek të shpenzuar për institucionin, kemi kërkuar për t’u zhdëmtuar në Buxhetin e Shtetit 180 Leke (këtu nuk është perfshire dëmi i konstatuar në Ministrinë e Energjitikës dhe Industrisë), ose në vlerë totale 58,7 miliardë lekë, apo 428.4 milionë euro. Kjo shifër dëshmon për eficiencën, dobinë e lartë të aktivitetit auditues dhe renditet në nivele të ngjashëm me treguesit e eficiencës së SAI-ve të zhvilluara.
Krahasuar në vite, mesatarja e treguesit të eficiencës (dobishmërisë) së institucionit për vitet 2012-2015 është 4.2 herë më e lartë se mesatarja e viteve 2008-2011. Dëmi mesatar i kërkuar për t’u zhdëmtuar në Buxhetin e Shtetit për dyvjeçarin 2010-2011 është 19.1 Lek, për dyvjeçarin 2012-2013 52.1 Lek dhe për 2014-2015 109.5 Lek (Shih grafikun në Raportin e Performancës KLSH 2015, faqe ____). Thënë ndryshe, në katër vitet e fundit, për çdo lek të takspaguesit shqiptar që harxhohet për KLSH kemi zbuluar dhe kërkuar për zhdëmtim dhe arkëtim në Buxhet mbi 4 herë më shumë fonde se sa në katër vitet 2008-2011.
Raporti vjetor i KLSH mbi Zbatimin e Buxhetit të Konsoliduar të Shtetit për vitin 2014, përgatitur me 2015 dhe paraqitur përpara Komisionit Tuaj në tetor 2015, dha një sërë rekomandimesh me impakt të lartë.Një performancë institucioni nuk mund të kuptohet plotësisht pa impaktin e punës së tij. Shifrat mund të tregojnë shumë, por edhe pak ose asgjë, në rast se nuk lidhen me impaktin e rezultateve. Për këtë arsye, Kolona ”A. Performanca e SAI-t” është e bashkëngjitur në Kornizën e Matjes së Performancës së SAI-t, me nenkolonen e “Impaktit”, në formën e kontributeve të SAI-t në Disiplinën Fiskale, Ndarjen Efikase të Burimeve, Qeverisjen e Mirë, Përgjegjshmërinë dhe Luftën kundër Korrupsionit. 
Në Simpoziumin e 22-të të OKB-INTOSAI të vitit 2013, Dr. Jozef Moser, Sekretari i Përgjithshëm i INTOSAIT ka cilësuar se “SAI-t mund të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e tyre për të kontribuar në qeverisjen e mirë publike vetëm nëse, duke u bazuar në punën e tyre të auditimit, ata gjithashtu angazhohen në veprimtari këshillimore dhe ofrojnë rekomandime specifike për subjektet e audituara dhe për vendim-marrësit”.
Për vitin 2015, përpjekja jonë për rekomandime konstruktive dhe me impakt të lartë ka rezultuar në:
a. Për të realizuar një qëndrueshmëri dhe kredibilitet të financave publike, për të përmirësuar planifikimin e treguesve makroekonomikë dhe të parashikimeve buxhetore, të ndërgjegjshëm për risqet fiskale që kalon vendi, kemi rekomanduar marrjen e nismës ligjore për ngritjen e një Këshilli Fiskal, i cili të gëzojë statusin e nje institucioni publik të pavarur dhe të ketë një pavarësi operacionale të qartë e rigoroze nga politika. Një rekomandim të tillë, i cili do tí sigurojë vendit atë oponence të pavarur dhe profesionale të munguar në politikat tona fiskale, e dha në janar 2016 edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, në Raportin e tij “Country Report” Nr. 16/5 per Vlerësimin e Transparencës Fiskale.
b. Për të disiplinuar financat publike dhe rritur kredibilietin financiar të vendit, kemi dhënë për të tretin vit në vijimësi rekomandimin që Ministria e Finances të paraqesë në Kuvend një nismë ligjore për vendosjen në Kushtetutë dhe në Ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të treguesit të borxhit publik në nivelin tavan 60 % ndaj PBB-së, si dhe arritjen e këtij niveli gradualisht, në përputhje me objektivat dhe fazat e reduktimit të borxhit të përcaktuara në Strategjinë “Për Menaxhimin e Financave Publike 2014-2020”. Ky rekomandim gjykojmë se ka shërbyer si presion pozitiv në këto tri vitet e fundit, duke nxitur ndryshimet e propozuara kohët e fundit nga Ministria e Financave në Ligjin organik të Buxhetit, me nenin që i detyron të gjitha qeveritë të ulin borxhin publik. Megjithë ndryshimin e propozuar, mendojmë se nuk është mjaftueshem dhe do të vazhdojme të insistojmë për këtë nisme që e konsiderojme thelbesore për të përmirësuar imazhin dhe seriozitetin e reformës në financat publike të vendit. 
c. Në kushtet e përgjegjesisë së ulet financiare të zyrtareve publike, i kemi rekomanduar Qeverisë dhe Kuvendit për të dytin vit në vijimesi hartimin e ligjit “Për Përgjegjësinë Materiale”, në të cilin të trajtohet përgjegjësia financiare e punonjësve të njësive publike (zyrtarët e lartë dhe punonjësit e të gjithë niveleve) për dëmet ekonomike të shkaktuara qëllimisht apo nga neglizhenca, gjatë ose në lidhje me kryerjen e detyrave zyrtare. Mungesën e theksuar të përgjegjshmërise financiare në vend e kanë evidentuar edhe Progres Raportet e Bashkimit Evropian të viteve 2014 dhe 2015. Jemi të sigurtë se me hapat për realizimin e plotë të reformes në drejtesi, kjo përgjegjesi do të shtohet, pasi reforma duhet të vijoje edhe në këtë drejtim. Gjykojmë se ka ardhur koha që Komisioni i Ekonomise të marrë nismen për hartimin e këtij ligji kyç në rritjen e përgjegjësise, llogaridhënies dhe në disiplinimin e vendim-marrësve dhe menaxhereve kryesore të financave tona publike.
d. Me qëllim rritjen e cilësisë dhe profesionalizmit në përgatitjen dhe dhënien e informacionit financiar dhe fiskal, duke synuar uljen e risqeve fiskale, kemi kërkuar pranë Komisionit të Ekonomise në tetor 2015, që të publikohen menjëherë nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit Publik IPSAS, si baza kryesore metodologjike mbi të cilën do të hartohen pasqyrat financiare të Shtetit. Kemi rekomanduar që të ngrihet një sektor i veçantë, brenda Drejtorisë së Thesarit në Ministrinë e Financave, i cili të mundësojë përshtatjen e pasqyrave të nxjerra nga sistemi i integruar në formën e Pasqyrave të Konsoliduara të Shtetit. Ky sektor duhet të ketë si funksion edhe kontrollin e saktësisë së pasqyrave të përgatitura nga institucionet publike, për ta vënë nën monitorim dhe kontroll profesional këtë proces të rëndësishëm, per mbarëvajtjen e të cilit ka ngritur shqetësim edhe FMN në Raportin e sipërpërmendur.
e. Kemi kërkuar që privatizimi i Albpetrol të realizohet, duke ftuar kompani me potenciale dhe kredenciale të larta profesionale nga aleatët strategjikë të vendit tonë (veçanërisht ato me traditë të konsoliduar në sektorin e naftës, si SHBA, Mbretëria e Bashkuar apo Gjermania).
g. Kemi rekomanduar po ashtu që të ringrihet Instituti i Kerkimeve të Naftës, si një institut shkencor, i cili të mbështesë të gjitha vendimmarrjet për zhvillimet e sektorit të hidrokarbureve në vendin tonë dhe të bashkëpunojë me Kuvendin dhe Qeverinë për hartimin e strategjive afatmesme dhe afatgjata në këtë sektor.
h. Kemi rekomanduar ngritjen e një komisioni ad-hoc të pavarur, me ekspertë teknikë dhe ekonomikë, i cili të mund të vlerësojë realisht dhe saktësisht dëmin nga aktiviteti nën administrimin e CEZ a.s., si edhe mundësinë më të mirë për një rimëkëmbje të OSHEE-së mbi baza të monitorimit të kujdesshëm të të gjithë treguesve. Kemi kërkuar një disiplinë të fortë financiare dhe një kontroll të vazhdueshëm nga Kuvendi, për çdo investim dhe vendim-marrje strategjike për OSHEE-në.
i. Kemi kërkuar nga Avokatura e Shtetit të veproje me shpejtësi në drejtim të ndjekjes së arkëtimit të garancisë nga shoqëria “Vetro Energy PTE Ltd”, pas dështimit të procedurave të privatizimit të shoqërisë “Albpetrol sha Patos”. Shtyrja e mëtejshme e koordinimit të institucioneve shteterore apo krijimi i vonesave artificiale rrezikon seriozisht dhe në mënyrë të pajustifikueshme tejkalimin e afateve përkatëse procedurale të kërkimit dhe arkëtimit të garancisë prej 85 milione Euro.
j. Kemi konstatuar se kompanitë hidrokarbure kanë hartuar e lidhur kontrata në vlera të konsiderueshme me nënkontraktorë të ndryshëm, vendas dhe të huaj, për shërbime për procese teknologjike hidrokarbure, shërbime konsulence teknike ose juridike, për shërbime pune ndërtime civile (rrugë për sheshe ose godina), etj., të cilat janë përfshirë më pas në Cost Recovery (Rekuperimin e Kostos) dhe duke e larguar Faktorin R nga vlera 1. Pas gjetjeve të përsëritura nga auditimet tona të vitit 2013 dhe 2014 që dëshmonin evazionin e qartë fiskal, përshëndesim vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme te Tatimeve që e konsideroi vitin 2011 me Faktorin R më të madh se 1 për koncesionarin kryesor në shfrytëzimin e naftës, duke e detyruar të paguante 57 milione USD detyrime ndaj Buxhetit të Shtetit dhe besojmë që puna do të vazhdoje për zbulimin e rasteve te tjera flagrante të evazionit në zbatimin e marrëveshjeve dhe licencave hidrokarbure. 
xx
Pasojat e krizës ekonomike e financiare botërore të viteve 2008-2012 dhe rastet e dukurive abuzive deri në skandale në përdorimin e fondeve publike në institucione, kompani e korporata shteterore, të evidentuara dhe nga Samiti i Londrës i 12 majit 2016 për një Aleancë Ndërkombetare kundër Korrupsionit, kanë sjelle një rënie të ndjeshme të besimit të qytetareve ndaj qeverive. Si KLSH ndajmë shqetësimin e partnereve tane ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile se besimi i qytetarëve shqiptare në politikat qeveritare anti-korrupsion është shume i ulët. Nga shkeljet ligjore dhe abuzimet e konstatuara në auditimet tona për vitin 2015, kemi dërguar në Prokurori 51 kallëzime penale për 159 punonjës te administratës shtetërore (krahasuar me 41 kallëzime për 149 punonjës për vitin 2014), ose afërsisht një kallzim në çdo tre auditime dhe në çdo javë kalendarike, duke vazhduar me të njejtin trend dhe ritëm si institucion, në këto katër vite. Dëmi ekonomik për 51 kallëzimet penale të bëra gjatë vitit 2015 është 85,837,736.000 lekë. Kemi kallëzuar zyrtare të rangut të lartë dhe të mesëm. Si KLSH kemi rritur cilesinë e përgatitjes së dosjes për kallëzim penal dhe shkurtuar kohën e përgatitjes se kallëzimit. Kjo është e rëndësishme për ne. Krahasuar me periudhën katërvjeçare 2008-2011, kur kemi patur 52 kallëzime penale, kallëzimet e katër viteve 2012-2015 janë 170, ose 3.2 herë më shumë.
Shqetësim kryesor për ne është niveli i ulët i zbatueshmërisë së masave të propozuara nga KLSH për largim nga detyra apo nga shërbimi civil për zyrtarë të lartë të Shtetit, të cilet janë kallëzuar në Prokurori.
Numri i tyre është i konsiderueshëm. Mbasi i kemi percjellë dhe ripërcjelle listat me emrat dhe pozicionet e këtyre zyrtarëve të lartë që ende mbahen në punë në Ministritë përkatëse dhe në Departamentin e Administratës Publike, do t’i paraqesim listat pranë Komisioneve të Kuvendit. Nisur nga moto e Kongresit INCOSAI XXI “Auditimi kombëtar në shërbim të Qeverisjes kombëtare” dhe obligimet ndaj mandatit tonë kushtetues e ligjor për kontributin që pritet prej nesh në mirëqeverisjen e vendit dhe në forcimin e përgjegjshmërisë dhe transparencës në qeverisje, do të punojmë fort që anti-kultura e pandëshkueshmërisë në vend të goditet dhe çrrenjoset. Në rekomandimet e tij në Progres Raportet e fundit për Shqiperinë, Komisioni Evropian i mëshon ndjekjes sistematike dhe zbatimit të rekomandimeve të institucionit më të lartë të auditimit. Mund të themi me keqardhje se ndjekja e rekomandimeve të KLSH vijon të mbetet një proces formal, i bazuar në përpilim urdhrash dhe planesh veprimi nga titullari, por pa konkretizim final, sidomos në largimin e drejtuesve të lartë të kapur në shkelje dhe abuzim. Ndjekja jo-efektive e derisotme e rekomandimeve sjell mbi të gjitha fatura financiare të pashlyera në Buxhetin e Shtetit në shuma të konsiderueshme. Ligji “Për Përgjegjësine Materiale të Nëpunësit Publik”, apo edhe një Urdhër i Ekzekutivit për largimin nga detyra të atyre që rezultojnë, pas auditimeve tona, me shkelje flagrante të ligjeve dhe dëmtim të ndjeshëm të interesave financiare të Shtetit, do të mund t’i kthenin efektivitetin rekomandimeve të KLSH. 
Kolona e Dytë e Kornizes së Performancës së SAI-t ”B. Pavaresia dhe Kuadri Ligjor”, e cila perceptohet si mjedisi ligjor, i krijuar nga Legjislativi dhe Ekzekutivi, ku vepron SAI dhe që perfshin 1. Pavaresinë e SAI-t, 2. Pavarësinë e Kreut dhe të punonjësve të SAI-t dhe 3. Mandatin e SAI-t, është sot më e plotë se kurrë ndonjëherë më parë, në sajë të mbështetjes së dhënë nga Kuvendi me miratimin e ligjit të ri organik të KLSH-së, në rradhë të parë në sajë të mirëkuptimit dhe ndihmës Suaj, të deputetëve të Komisionit të Ekonomise, gjë për të cilën Ju falenderojmë.
Menjëherë pas miratimit të ligjit, ngritëm grupet e punës për përgatitjen dhe finalizimin e dokumenteve bazë të veprimtarisë së institucionit, per zbatimin në praktike të Ligjit organik. Në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Menaxhimit institucional 2013-2017 (të ripunuar), të Strategjisë së Implementimit të ISSAI-ve dhe të aktiviteteve të parashikuara në Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike 2014-2020, Shtylla 6, si dhe në përmbushje të kërkesave të Programit Buxhetor “Triger Matrix”, hartuam Manualin e Auditimit të Përputhshmërisë dhe Manualin e Auditimit Financiar, Rregulloren e re të Brendshme të institucionit dhe Indikatoret e Performancës të Auditimit të Performancës. Draft-manualet iu dërguan Delegacionit Europian dhe SIGMA-s për dhënie mendimi. KLSH ka marrë vleresimin nga Delegacioni Europian dhe SIGMA qe keto manuale jane hartuar ne perputhje me kerkesat e Standarteve ISSAI dhe praktikat më të mira te fushës. Do të vijojme t’i përmirësojme këto manuale, duke i testuar në praktike nëpërmjet auditimeve pilot.
Mandatin me të gjere auditues që na ka garantuar ligji i ri, gjatë vitit 2015 jemi përpjekur ta konkretizojme, duke diversifikuar llojet e auditimeve, duke e zgjeruar aktivitetin edhe në çertifikimin e pasqyrave financiare të përgatitura nga institucionet publike, apo në auditimet e sistemeve të informacionit, që kanë marrë një shtrirje të gjërë në ofrimin e shërbimeve publike, si dhe duke minimizuar pengesat që hasim në auditim. Me këtë ligj të institucionit, pothuajse tërësisht në linje me standardet INTOSAI, fokusi i ri, që përbën dhe një nga sfidat tona kryesore në të ardhmen, është dhënia e një sigurie të arsyeshme mbi besueshmërinë dhe vërtetësinë e raportimeve financiare të qeverisë dhe dhënia e rekomandimeve të vlefshme në drejtim të vendosjes së rregullave të qarta të raportimit financiar publik.
Kryesore në punën tonë ka qenë dhe është profesionalizmi, mosqënia pjesë e politikës, sikurse e thekson edhe Gene L. Dodaro, Auditues i Përgjithshem i GAO-s Amerikane në pershendetjen e tij drejtuar KLSH me rastin e 90 vjetorit të institucionit, “Institucionet Supreme të auditimit sot janë pozicionuar si kurrë më parë, për të bërë diferencën… Ne nuk bëjmë politika. Ato i ka Kongresi. Ne auditojmë realizimin e politikave dhe programeve të Qeverisë”. 
Kolona e Tretë e Kornizes ka të bëjë me aftësine e SAI-t, me menaxhimin institucional të tij dhe përfshin “C. Strategjine për Menaxhim dhe Zhvillim”, “D. Standardet e Auditimit dhe Metodologjinë”, “E.Menaxhimin dhe Strukturat Ndihmëse”, “F. Burimet Njerëzore dhe Lidershipin”, si dhe “G. Komunikimin dhe Menaxhimin e Paleve të Interesuara” , të cilat konsiderohen nën kontrollin e SAI-t. 
[1] Per me shume shiko materialin “Performanca e KLSH 2015”, faqe___
Sigal