KLSH konkludon se AZHBR nuk ka arritur efektivitetin e synuar nga menaxhimi i fondeve buxhetore për skemat kombëtare në bujqësi

896

Menaxhimi i burimeve njerëzore ka shfaqur probleme
në strukturimin organik, formimin bazë, rekrutimin, trajnimin dhe vlerësimin e
performancës etj, kanë rezultuar me mangësi vetë procedurat e subvencionimit
për skemat kombëtare të analizuara në dinamikë për kushtet dhe kriteret e
përfitimit, si dhe zbatimit të tyre nga ana e AZHBR;

 

Ø  fondet e
dhëna për informim kanë rezultuar jo efektive, pasi mjetet e komunikimit kanë
qenë të kufizuara, informacioni i pamjaftueshëm dhe jo cilësor, nuk është
menaxhuar siç duhet etj, financimet për mbrojtjen e ullirit nuk janë efektive,
pasi nuk janë zbatuar siç duhet procedurat e prokurimit, nuk është vepruar në
përputhje me kuadrin rregullator, verifikimet dhe monitorimet për këtë skemë
nga AZHBR kanë qenë me mangësi, duke rritur premisat për abuzime nga ana e
institucionit;

Ø  fondet e
investimeve të përfituara nuk janë shfrytëzuar si duhet në aspektin ekonomik,
për të gjeneruar më pas të ardhura të mjaftueshme për të mbështetur zhvillimin
e zinxhirit të vlerës që të mund të zhvillojnë projekte të besueshme për
financim; ka munguar sektori i monitorimit për një periudhë 4-vjeçare, e si
pasojë edhe monitorimi i skemave kombëtare të vogla dhe investimeve, duke e
ulur ndjeshëm efektivitetin e fondeve të dhëna për ato.

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në
zbatim të programit të auditimit nr. 639/1, datë 09.10.2017 ka përfunduar
auditimin performancës “Efektiviteti i granteve në AZHBR”, për periudhën Janar
2013 – Shtator 2017 të aktivitetit të këtij institucioni.

Sigal

Me Vendimin nr. 209, datë 29.12.2017 të Kryetarit
të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për përmirësimin
e gjendjes, duke i rekomanduar AZHBR me shkresën nr.
639/7 prot., datë 30.12.2017 dhe Ministrisë së Bujqësisë me shkresën
nr.
639/8
prot., datë 30.12.2017

përkatësisht 38 dhe 11 masa organizative për përmirësimin e gjendjes, me afat
zbatimi kryesisht deri në gjashtë-mujorin e parë 2018.

 

Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe
parregullsish të cilat kanë ulur efektivitetin  e përdorimit të fondeve buxhetore për
bujqësinë nga ana e AZHBR:

 

1.      Mbi menaxhimin e stafit dhe
specialistëve të AZHBR në funksion të zbatimit të procedurave të granteve:

§ 
Numri i
inspektorëve të kontrollit në nivel qarku nuk ka qenë i mjaftueshëm për të
kontrolluar dosjet e aplikuesve dhe përfituesve potencial brenda afatit të
caktuar për vitet 2013-2014,
duke krijuar në këtë mënyrë vonesa në përzgjedhjen
e projekteve, ekzekutimin e pagesave ndaj përfituesve, për pasojë ndikim
negativ në besimin e fermerëve ndaj granteve në skemat kombëtare të bujqësisë.

§ 
Rezulton
një prirje negative e zvogëlimit të numrit të inspektorëve dhe specialistëve që
angazhohen direkt me kontrollin dhe monitorimin e skemave kombëtare
, dy nga
aktivitetet e një rëndësie të veçantë për AZHBR, në raport me numrin e skemave
kombëtare, numrin e përfituesve që duhet të kontrollojnë, shtrirjen e gjerë
territoriale të investimeve që financohen, si dhe rritjes së përvitshme të
vlerës së fondeve buxhetore, me pasoja në uljen e efektivitetit të granteve të
dhëna.

§ 
Mungojnë
studimet, analizat dhe planet e veprimit për përcaktimin e numrit të punonjësve
në strukturën totale të AZHBR
, por edhe të drejtorive në veçanti, si
dhe të llojit të profesionit që duhet të mbizotërojë në strukturë, ka shkaktuar
ulje të eficencës në kryerjen e detyrave dhe uljen e efektivitetit në
realizimin me sukses të objektivave.

§ 
Për
vitin 2015 AZHBR, si pasoj e mungesave në staf, kryesisht në drejtorinë e
kontrollit, ka pasur performancë të ulët, duke ndikuar negativisht edhe në
efektivitetin e granteve
.

§ 
Kalimi i
statusit të punonjësve nga shërbimi civil në kod pune në AZHBR, përbën një risk
të konsiderueshëm në marrëdhëniet e punës së punonjësve me institucionin
, sepse
në këtë mënyrë titullari ka liri veprimi në rekrutimin, seleksionimin dhe
largimin nga puna të punonjësve.

§ 
Mbizotërimi
i profesioneve që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me aktivitetet kryesore të
AZHBR, afërsisht 64 % e profesioneve, si dhe rekrutimi i një pjesë të
konsiderueshme të punonjësve në sektorin e kontrollit përgjatë viteve 2013-2017
në kundërshtim me kriteret e përcaktuara nga vetë AZHBR
për
pozicionin e Inspektorit të Kontrollit, ka ndikuar negativisht në realizimin me
sukses të objektivave të AZHBR, kryesisht atë të përzgjedhjes, kontrollit dhe
monitorimit të projekteve, duke i bërë këto të fundit jo efektive.

§ 
Mungesa
e një sektori në AZHBR, për informimin dhe këshillimin e fermerëve për procedurat
që duhet të ndjekin dhe dokumentacionin standard që duhet të dorëzojnë në AZHBR
, e cila
ka ndikuar negativisht në numrin e aplikuesve, duke ulur numrin e tyre, të
përfituesve nga skemat kombëtare, është përgjegjësi e drejtimit të
institucionit.

§ 
Rritja e
numrit të stafit sipas strukturës së re të miratuar në vitin 2015, kryesisht në
sektorin e kontrollit të skemave kombëtare, përballë mungesës së
infrastrukturës së nevojshme për të realizuar në mënyrë të plotë
dhe
brenda kohës së caktuar kontrollin e skemave kombëtare, ka ulur ndjeshëm
eficencën dhe efektivitetin e këtij funksioni.

§ 
Trajnimet
nuk kanë rezultuar eficente dhe efektive, për shkak se: nuk janë në përputhje
me nevojat e çdo drejtorie të AZHBR,
janë të përqendruara në një
numër punonjësish, janë të pabarabarta referuar viteve të eksperiencës, nuk
kanë lidhje logjike me vitet e punës në AZHBR dhe ditët e trajnimit, duke
ndikuar negativisht në performancën e atyre punonjësve që përbëjnë vazhdimësinë
e institucionit.

         
Janë
larguar afërsisht 62% e specialistëve të Drejtorisë së Kontrollit, ku një pjesë
e konsiderueshme (30 prej tyre) janë me 3-6 vite eksperiencë në AZHBR me
formimin e duhur profesional
, duke ndikuar negativisht në
vazhdimësinë e ushtrimit të aktiviteteve të AZHBR, por kryesisht në aktivitetin
e kontrollit, si dhe në buxhetin e shtetit

 

2.       
Mbi performancën
e AZHBR në zbatimin procedurës së dhënies së granteve:

  • Viti
    2017, konsiderohet një vit i mos-realizimit të objektivave, për shkak se: Është
    ndikuar nga lëvizja e stafit në nivelet e larta drejtuese të AZHBR, ende
    nuk është përgatitur relacioni për planifikimin e fondeve sipas skemave
    kombëtare për këtë vit,
    për pasojë perfomancë e ulët të
    AZHBR dhe mungesën e orientimit të duhur të fondit për skemat kombëtare,
    duke ndikuar negativisht efektivitetin e tyre.

·       
Procesi
i aplikimit, kontrolli në terren, kontrolli administrativ kanë zgjatur tej
mase, nga 2-3 muaj,
mangësi e cila do të sjellë si pasojë  ekzekutimin me vonesë të pagesave, si dhe do
të rrisë numrin e përfituesve të prapambetur në vitin 2018.

  • Keq
    planifikimi, keq administrimi si dhe rialokimet e shpeshta të fondeve për
    skemat kombëtare brenda vitit, si pasojë e mungesës së kritereve për
    planifikimin e tyre, mungesës së përcaktimit të afateve për verifikimin në
    terren, kontrollit administrativ të aplikantit/përfituesit, si dhe
    paaftësia e AZHBR për të përthithur të gjitha fondet e vëna në dispozicion
    nga buxheti i shtetit për skemat kombëtare
    , e ka
    shndërruar atë në një “debitore” të rregullt ndaj përfituesve të këtyre
    skemave.
  • Ulja
    e fondeve nga viti në vit për skemat e vogla dhe rritja e tyre për skemën
    e investimeve, ndërkohë që fondi total për bujqësinë ka ardhur në rritje,
    si dhe ndryshimet e shpeshta brenda vitit të buxheteve për këto skema
    ,
    kanë ulur efektivitetin e AZHBR.
  • Udhëzimi
    i vitit 2017 ka penalizuar aplikantët me kriteret e vendosura, kryesisht
    ata të skemës së blegtorisë, lidhur me përfitimin financiar prej saj,

    ndryshime kanë rritur mundësitë për uljen e besimit ndaj skemave dhe uljen
    e efektivitetit të tyre, duke i bërë blegtorët të painteresuar ose në
    kërkimin e formave jo të rregullta për përfitimin e fondeve në këtë masë.
  • Studimet
    e MBZHRAU janë të vjetra në kohë dhe të pa përditësuara me ndryshimet e
    faktorëve (klimaterik, mjedisor),
    duke
    ndikuar negativisht në udhëzimet për përcaktimin e procedurave për skemat
    kombëtare si dhe në hartat e rajonizimit.
  • Mungesa
    e statistikave për arsyet e skualifikimit për periudhën 2013 – 2014,
    statistikave për ankesat që kanë fermerët ndaj AZHBR, si dhe mungesa e
    koordinimit, bashkëpunimit midis drejtorive të saj,

    tregon mungesë efektiviteti në veprimtarinë e këtij institucioni.

  • udhëzimet 2013-2016 nuk kanë qenë të formuluara saktësisht, kriteret e
    përfitimit nëpërmjet intervaleve me vlerat përkatëse, si dhe formula e
    saktë për llogaritjen e pikëve ndaj aplikantëve
    , duke
    rritur mundësinë për t’i penalizuar ata dhe ulur efektivitetin e skemave.
  • Nga shqyrtimi i procedurave të dhënies së
    granteve, si dhe nga pyetësorët zhvilluar me aplikantët dhe përfitues të
    skemave kombëtare, numri i
    dokumenteve për t’u plotësuar ka ardhur në rritje nga viti në vit, duke
    rritur kostot financiare dhe atyre kohore për fermerin, për më tepër,
    vështirësinë në fazën e aplikimit, me ndikim në efektivitetin e skemave
    kombëtare.
  • Mungesa
    e aksesit të AZHBR në regjistrin e blegtorisë RUDA, pasaktësitë e
    informacionit në të,
    kanë ndikuar negativisht në punën
    e inspektorëve të kontrollit, duke ulur eficencën dhe efektivitetin gjatë
    identifikimit dhe vlerësimit të numrit të kafshëve të gjalla për vitet
    2013 – 2017.
  • Mungesa
    e informacionit për inspektorët e kontrollit në qark ndaj investimeve
    50-60%

    ka ndikuar negativisht në performancën e punonjësve të AZHBR në qark.

-Vijon-