KLSH kallëzon në Prokurori kryetaren e KQZ, Lefteri Luzi

577
KLSH kallëzon në Prokurori Kryetaren e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi, me akuzën se shkaktoi një dëm të paarkëtueshëm për Buxhetin e Shtetit në vlerën 2,563,349.5 euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 1130/1 prot, datë 04.12.2015, i ndryshuar, ka përfunduar auditimin në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, për periudhën 01.01.2014 – 31.12.2015 të veprimtarisë së këtij institucioni, ku me Vendimin nr. 88, datë 30.06.2016 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit, rekomandimet e të cilit i janë përcjellë KQZ me shkresën nr. 1131/16, datë 04.07.2016.
Sa më sipër, arrihet në konkluzionin që KQZ nëpërmjet vendosjes në të dyja kontratat të përcaktimeve të disfavorshme për KQZ-në ka favorizuar kompaninë Indra Sistemas S.A. në ofrimin e një shërbimi të pavlefshëm, marrjen e pagesave të pamerituara dhe ndërprerjen e marrëdhënieve kontraktore pa kurrfarë detyrimi karshi dëmeve të shkaktuara KQZ-së, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik në vlerën 2,563,349.5 Euro. Më hollësisht, argumentimi i plotë në lidhje me konsumimin e figurës së kësaj vepre penale pasqyrohet në kallëzimin penal të KLSH-së, në Raportin Përfundimtar të Auditimit si dhe provat e tjera dokumentare bashkëngjitur kallëzimit.
Sigal