KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin dhe 2 ish-përgjegjës të ALUIZNI-t Rural (Jug) TIRANË

970

Kanë
kryer legalizime të jashtëligjshme, jashtë kompetencave ligjore për 2 objekte
të mëdha në Qendër të Tiranës me pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit, duke
shmangur zbatimin e ligjit dhe falsifikuar dokumente zyrtare për përfitime të
paligjshme  dhe kualifikuar 17000 objekte
dhe nuk janë legalizuar.

Sigal

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 512/1,  datë 12.05.2017,  ka audituar Drejtorinë Rajonale Rurale (Jug)
të ALUIZNI-t Tiranë, për periudhën 2015 – 6 mujori i I-rë i vitit 2017. Nga ky
auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka
kryer kallëzim penal
në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për z.A.I, ish-drejtorin e këtij
institucioni dhe O.S ish-përgjegjës sektori
i legalizimeve, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për:

-Janë lëshuar dy leje legalizimi në kundërshtim me
ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e
Zonave/Ndërtimeve Informale” i ndryshuar; neni 27 “Dokumentacioni
tekniko-ligjor për legalizimin e objektit” (Ndryshuar
me ligjin nr. 9786, datë 19.7.2007) (Ndryshuar me ligjin nr. 9895, datë
9.6.2008) (Shtuar shkronja “f ” me ligjin nr. 10 169, datë 22.10.2009)  (Ndryshuar 
me ligjin nr. 50/2014) (Ndryshuar shkronja ‘d’ me ligjin nr. 62/2015);
neni 28 “Dhënia e lejes së
legalizimit”; neni 29 “Dokumentacioni për regjistrimin e objektit në ZRPP” (Ndryshuar me ligjin nr. 9895, datë
9.6.2008) (Ndryshuar me ligjin nr. 50/2014)
si dhe me aktet nënligjore dalë
në zbatim, si dhe ligjin nr. 9154, date 06.11.2003 “Për arkivat”, konkretisht:

-Subjekti vetëdeklarues ”G……” është pajisur me
Leje Legalizimi me nr. 70055369, datë 13.10.2016. Në arkivin e Drejtorisë
Rajonale Aluiznit Rurale Tiranë nuk ndodhet Leja e Legalizimit (Kopje e dytë),
por ndodhet vetëm fotokopje. Me shkresën nr. 066, datë 02.11.2016, është
dërguar në ZVRPP Tiranë  për regjistrim
“Godinë shërbimi 7 kat me 5 kate nën tokë” (është Qendër tregtare në Qendër
Tiranë), duke shmangur legalizimin e ligjshëm për shtesat e kryera dhe kanë
përfshirë të gjithë objektin i cili është me Leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
ZVRPP Tiranë deri në kohën e auditimit nuk e 
ka regjistruar, pasi u bë prezent shkelja ligjore nga KLSH-it si
regjistrim i paligjshëm. Dokumentacioni shoqërues cituar në shkresën e
mësipërme si dhe Dosja e plotë e dokumentacionit nuk ndodhet në Arkivin e
Drejtorisë së ALUIZNI-t Tirana Rurale, (duke fshehur dokumentacionin e mos
paraqitur atë audituesve të jashtëm shtetëror).  

-Subjekti vetëdeklarues ”D.M.Q” është pajisur me Leje
Legalizimi (nuk disponohen të dhëna) me të njëjtat shkelje. Me shkresën nr.
067, datë 02.11.2016 Nga Drejtoria e ALUIZNI-t Tirana Rurale është dërguar në
ZVRPP Tiranë kërkesa për informacion për regjistrimin e lejes së legalizimit në
emër të D.M.Q.(nuk e ka regjistruar nga ndërhyrja e KLSH-it si regjistrim i
paligjshëm  Veprime këto në kundërshtim
me ligjin nr. 9482, datë 03.04.1996, i ndryshuar dhe aktet nënligjore dalë në
zbatim, si dhe ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat” dhe që shtetit do
t’i sjellin dëme të mëdha financiare nga mos pagesa e taksës së ndikimit në
strukturë sipas ligjit për marrjen në dorëzim nga Bashkia Tiranë sipas
kërkesave ligjore në fuqi.

            -Janë
konstatuar e administruar nga auditimi në Drejtorinë e Përgjithshme të
ALUIZNI-t ( të kthyer) fletëve të leje të legalizimit” nga Drejtoria e
ALUIZNI-t Tirana Rurale, flete e leje të legalizimit të firmosura nga
ish/Drejtori A.I dhe të vulosura, por të pa plotësuar 24 copë me nr. Serie
0138077 – 0138100. Dokumente zyrtare këto që do të ishin bërë objekt abuzimi e
mashtrimi nga personat përgjegjës

-Është konstatuar se Drejtoria e Përgjithshme nga shuma totale e vetëdeklarimeve për legalizim
si ndërtime informale
gjithsej 463196 objekte, rezultojnë 17000 objekte te kualifikuara nga
Drejtoritë Rajonale, por të pa pajisur me leje legalizimit duke u ndërprerë
procedurat e legalizimit në mënyrë të pa dokumentuar dhe krijuar një impakt
social negativ, veprime

kundërshtim me
ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin
dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar,  neni 10, 27 e 28, VKM nr. 589, datë
10.09.2014, VKM nr. 280
, datë
01.04.2015 kreu i IV si dhe VKM nr. 1095, datë 28.12.2015.  

-Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t, ka paguar 4 punonjës në vlerën 3,004,470
lekë
,
si dëmshpërblim, “Për
largim të padrejtë nga puna
”, e cila përbën efekt ekonomik negativ për
buxhetin e shtetit. Sipas strukturës së paraqitur vendet e tyre në strukturë,
nuk janë suprimuar dhe janë kryer pagesat për 2 punonjës në të njëjtin pozicion
pune.  

KLSH i ka kërkuar kërkojmë  Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, të
vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 5
punonjës: E. Z me detyrë përgjegjës
sektori   dhe K.Ç, znj. A.H, S.K, L.K
specialistë,
për shkelje në përmbushjen e detyrave funksionale dhe procedurat e prokurimit
publik. Për A. I, ish-Drejtori i
Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Rurale dhe z. O. S ish-përgjegjësi i sektorit
të legalizimit
të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje
të dispozitave ligjore, kanë konsumuar
elementët e veprës penale të
“Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga
neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre
duke i
përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të gjitha
provat dhe dokumentet përkatëse.