KLSH dhe SAI Hungarez drejt një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e auditimeve të integritetit

403

Sigal

Gazeta Telegraf/


Sot në
ditën e dytë të punimeve të Kongresit të XXII-të, të INTOSAI-it që po
zhvillohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe (5-11 Dhjetor 2016),
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj zhvilloi një takim
me Presidentin e Zyrës së Auditimit Shtetëror të Hungarisë z. Laszlo Domokos.

Qëllimi
i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy SAI-ve në zhvillimin e
auditimeve të integritetit si pjesë e rolit dhe veprimtarisë që SAI-t duhet të
luajnë tashmë në luftën kundër korrupsionit.

Në këtë
takim Kryetari i KLSH-së,  i bëri me dije
homologut Hungarez faktin që tashmë auditimi i integritetit do të jetë pjesë e
planeve të përvitshme të auditimit të KLSH-së, kjo në zbatim edhe të
rekomandimeve të bëra në raportin më të fundit të Transparency International. KLSH
ka mbi 3 vite që i është përkushtuar studimit teorik dhe marrjes së
eksperiencës së SAI-ve më të përparuara Evropiane në lidhje me auditimin e
integritetit. Për këtë, KLSH ka dërguar përgjatë këtyre viteve në këto SAI,
përfshirë këtu edhe SAI-in Hungarez, një numër të konsiderueshëm audituesish
dhe drejtuesish të institucionit si dhe ka përkthyer dhe botuar së fundmi edhe Manualin
e Vetëvlerësimit të Integritetit për Institucionet Supreme të Auditimit –
INTOSAINT. Madje në vitin janar 2015 KLSH vendosi që ta bazonte analizën
vjetore të veprimtarisë së institucionit pikërisht në frymën e INTOSAINT.

SAI
Shqiptar, në ndërmarrjen e këtij hapi të rëndësishëm institucional të
angazhimit në kryerjen e auditimeve të integritetit, kërkon mbështetjen dhe
partneritetin e një SAI me eksperiencë në këtë fushë, siç është edhe SAI
Hungarez, eksperienca gati 10 vjeçare e të cilit evidentohet fare qartë edhe në
dokumentat dhe raportet më të fundit të këtij SAI.

Për
këtë arsye, theksoi Kryetari i KLSH-së, “Ne kërkojmë që SAI Hungarez, së bashku
me ndonjë SAI partner, si psh., SAI Hollandez apo ai Austriak, të jetë lideri
dhe partneri ynë kryesor në zhvillimin e auditimeve të integritetit në
Shqipëri. Këto auditime, të cilat do të fillojnë në radhë të parë nga
institucioni i KLSH-së dhe më pas do të shtrihen në institucione të tjera
qendrore dhe vendore do t’i shërbejnë detyrimeve dhe angazhimeve që shtrohen në
Progres Raportet e Komisionit Evropian mbi Shqipërinë.


fjalën e tij Presidenti i SAI-it Hungarez, Z. Laszlo Domokos shprehu
gatishmërinë e tij dhe të stafit të tij për të ndihmuar dhe bashkëpunuar me
SAI-in Shqiptar në zhvillimin e auditimeve të integritetit. SAI hungarez do të
sjellë në Shqipëri drejtpërdrejt përvojën e auditimeve të tij që ai ka
zhvilluar në Hungari, veçanërisht dy vitet e fundit.

Në fund
të takimit Kryetari i KLSH-së dhe Presidenti i SAI-it Hungarez ranë dakord që gjatë
ditëve në vazhdim të zhvillimit të Kongresit të XXII-të, të INTOSAI-it në Abu
Dhabi të nënshkruajnë edhe një marrëveshje të re bashkëpunimi ndërmjet të dyja
SAI-ve.