KLSH bashkëbisedim me juristët, Leskaj: Minimizim problemeve që vijnë nga moszbatimi i ligjeve

431
Juristët në vendin tonë këshillojnë që të bëhet kujdes me hartimin e ligjeve në kuadër të procesit të integrimit. Moszbatimi i ligjeve vazhdon të mbetet ende një problem shqetësues në Shqipëri. Gjatë një seminari të zhvilluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit profesori Ismet Elezi evidentoi këtë shqetësim.
“Moszbatimi i ligjeve sot në Shqipëri problem që shqetëson shtetin dhe shoqërinë edhe juve më mirë se kushdo jeni dëshmitarë të saj sepse në çdo hap që bëni gjeni shkelje në moszbatimin e ligjit. Ka arsye objektive dhe subjektive veç aftësisë profesionale faktori shkatërrues është korrupsioni i cili ka hyrë në administratë dhe në sektorët e ndryshëm të ekonomisë dhe kudo edhe në drejtësi që nuk lejojnë që të zbatohen ligjet”, tha Elezi.
Duke vlerësuar punën e juristëve në Shqipëri dhe veçanërisht të profesor Ismet Elezit, kreu i KLSH Bujar Leskaj u shpreh se ky institucion do të vazhdojë të minimizojë rreziqet që vijnë nga moszbatimi i ligjeve në vend.
“Për vetë atë plogështinë dhe problematikën që ka administrata Shqiptare kemi edhe raste kur nuk njihen nga paaftësia dhe në këtë drejtim ne do përpiqemi t’i minimizojmë këto risqe”, tha Leskaj.
Gjatë këtij seminari ku morën pjesë juristë, punonjës të kontrollit të lartë të shtetit u evidentua nevoja e masave për të parandaluar shkeljet në ligj.
Sigal