KLSH: AZHBR nuk ka përgatitur strategji komunikimi për të përcaktuar objektivat

176

 Vijon
nga numri i kaluar

 

3.      Mbi ndikimin e fondeve për publicitet në
efektivitetin e granteve të dhëna:

         
Rritja e
shpenzimeve buxhetore për informim mediatik nuk ka pasur lidhje me numrin e
skemave përfituese, pasi numri i tyre për çdo vit ka qenë midis 15-19 skemave,
si dhe nuk ka ndryshim as të llojit të skemave
, duke sjellë si
pasojë përdorim pa efektivitet të fondeve për informimin mediatik të publikut
për skemat kombëtare të zhvillimit të bujqësisë dhe rural.

         
AZHBR
nuk ka përgatitur strategji komunikimi për të përcaktuar objektivat, grupet e
synuara, mjetet, treguesit etj., dhe një set indikatorësh për të matur
efektivitetin e kësaj pjese të rëndësishme të fondeve buxhetore.

         
AZHBR
është kufizuar vetëm në dy mjete informimi: në blerjen dhe shfaqjen e spoteve
nga operatorët televizive, si dhe botimin në median e shkruar
,
megjithëse ka pasur mundësitë ligjore që të zgjerojë mjetet e komunikimit me
publikun edhe me fletëpalosje, broshura, postera, takime informative rajonale,
workshop-e etj.

 

4.      Mbi efektivitetin e financimeve
buxhetore për mbrojtjen e ullirit nga insektet dëmtuese:

         
Mungesë
qëndrueshmërie në treguesit e përfitimit të skemës së mbrojtjes ullishteve nga
dëmtimi i mizës,
pasi në periudhën 2014 – 2016 ka ndryshuar
përcaktimin e fermerëve përfitues nga Ministria e Bujqësisë në DB, në
përcaktimin e numrit të rrënjëve për ha, ndryshimit të formës dhe afatit të
paraqitjes së listave etj., duke sjellë si pasojë çorientimin e përfituesve dhe
ulje të efektivitetit të kësaj skeme.

         
Përcaktimet
e sipërfaqes për trajtim nga ana e DB në vite kanë ndryshuar, pra nuk janë
trajtuar sipas kësaj kërkese,
duke ulur ndjeshëm efektin e kësaj mase
në shkallë vendi si dhe në aplikimin e të gjithë fondit të akorduar.

         
Gjatë
zbatimit të procedurës se prokurimit janë shfaqur mangësi në përcaktimin e
fondit limit mbi bazën e ofertave të cilët nuk plotësojnë kërkesat përkatëse të
një dokumentacioni zyrtar argumentues për këtë qëllim,
por kanë
vendosur kufirin maksimal prej 35,000 lekë të përcaktuar në VKM për këtë skemë.

 

5.      Mbi përdorimin me ekonomicitet të
mbështetjes financiare të investimeve në bujqësi:

         
Brenda një periudhe 5 vjeçare ka pasur
ndryshime të mëdha të nivelit të financimit, vlerës dhe aq më tepër të
drejtimeve të investimit, gjë që tregon se nuk
ka një strategji me objektiva të qarta dhe të matshme për të orientuar
zhvillimin e bujqësisë në përputhje me strategjinë ndërsektoriale 2014-2020.

         
Renditje e zonës së Tiranës dhe Durrësit me vlerën e
investimit më të lartë në periudhën 2014-2016 tregon se më shumë ka përfituar
zhvillimi i biznesit në tërësi, se sa ai i lidhur me rajonet bujqësore të zhvilluara
, ndërkohë që ka qarqe si ai Dibrës që nuk ka fare apo
Kukësi, të cilat edhe si pasojë e mungesës së aplikimeve, kanë vetëm një
përfitues në vitin 2015.

         
Kriteret e vendosura nuk kanë siguruar mbështetje
prioritare të intensifikimit të bujqësisë ose veprimtaria informuese e AZHBR ka
qenë kuptuar e diferencuar
, si dhe
paraqitja e projekteve të fryra dhe në pjesën më të madhe me zëra shpenzimesh
të fshehta, të pamundura për tu verifikuar nga ana e specialistëve, si dhe
mungesa e teknicienëve të fushës, e ka bërë joshëse këtë formë mbështetjeje me
investime, por që deformon arritjen e objektivave të zhvillimit bujqësor dhe
rural.

 

6.      Mbi monitorimin e granteve për
zhvillimin e bujqësisë:

         
Mungesa e përcaktimit në udhëzimet e përbashkëta të
MBZHRAU dhe MF në periudhën 2013-2017, funksionit të monitorimit për skemat
kombëtare të vogla, përveç verifikimit para financimit dhe pas financimit 70 %
të vlerës së investimit, ka ulur efektivitetin e fondeve të dhëna ndaj
fermerit.

         
Mungesa e sektorit të monitorimit për periudhën
2013-2015, mungesa e analizës për përcaktimin e numrit të duhur të stafit të
kësaj strukture, me qëllim mbulim sa më të mirë të monitorimit të investimeve,
si dhe fillimi i aktivitetit të kësaj strukture rreth 10 muaj me vonesa nga
momenti i krijimit, ka sjell ulje të eficiencës dhe efektiviteti të AZHBR në
ushtrimin e këtij funksioni, ka ndikuar negativisht në efektivitetin e fondeve
të dhëna për skemat kombëtare.

         
Mungesa e manualit të detajuar për sektorin e
monitorimit, metodologjisë për kryerjen e monitorimit, ka sjell ulje të
efektivitetit gjatë ushtrimit të detyrave të këtij sektori
dhe ulje të efektivitetit të fondeve të dhëna.

 

KLSH, me shkresën nr. 639/6 prot. dhe nr. 639/9
prot., datë 30/12/2017, ia ka bërë të njohura rezultatet e këtij auditimi
përkatësisht
Komisionit
për Ekonominë dhe Financat, si dhe Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese,
Tregtinë dhe Mjedisin.

 

Shënim.
Në faqen në internet të KLSH-së gjendet i
plotë Vendimi i Kryetarit të KLSH me nr. 209, datë 29.12.2017 në lidhje me këtë
auditim.