KLP vendos për një strukturë shtesë me 6 prokurorë ndihmës

538
Sigal

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është marrë vendimi për të rikthyer në detyrë te Krimet e Rënda dy prokurorët, Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela. Vendimi është marrë me 6 vota pro dhe 5 kundër. Një pjesë e anëtarëve të KLP-së janë shprehur se një prokuror i Krimeve të Rënda nuk mund të transferohet në rrethe pa pëlqimin e tij. Këshilli i Lartë i Prokurorisë  futi në rend dite edhe shqyrtimin e  çështjes për plotësimin e vendit vakant në Apelin e Krimeve të Rënda. Kreu i KLP-së,  theksoi edhe rëndësinë e plotësimit të vendeve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit, ku deri tani kanë aplikuar vetëm prokurorët Klodian Braho dhe Besnik Muçi. “U çelën procedurat për plotësimin e 15 vendeve vakante për SPAK, deri tani kemi dy kandidime. Këshilli vendosi që të bënte një lehtësim të dokumentacionit, përmes një e-maili që u është dërguar të gjithë prokurorëve. U lehtësua ndjeshëm lista e dokumenteve. Shpresojmë që ky lehtësim të jetë inkurajues. Thirrje të gjithë prokurorët me integritet që të mos e humbin këtë mundësi për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme”, u shpreh kreu i KLP. Ndërkohë anëtari Kostaq Beluri propozoi një strukturë shtesë të KLP prej 6 prokurorësh, propozim që u miratua me 9 vota pro dhe 2 kundër.