Klosi: UÇK, lufta e Kosovës dhe pse duhet të heshtin politikanët në Tiranë dhe Prishtinë?

484
Prof. Dr, Fatos Klosi, ish kreu i SHIK-ut, në intervistën për “Telegraf” pohon se u e provokuan pas komenteve fyese, që u bënë ndaj tij, pas publikimit të listës së veteranëve të UÇK-së, ndaj edhe reagoi, por ato që tha, i ka si dëshimtar, e jo me “të thëna”, duke u dhënë një tjetër mesazh të gjithëve, për të vërtetat që pohoi. Megjithatë Prof. Klosi, thotë se nuk është koha që të flitet për aktorët politikë dhe ushtarakë, si edhe për mekanizmat që vepruan në Luftën e Kosovës dhe UÇK pasi dëmtojmë Kosovën. Këtu të gjithë flasin akoma me emocione, ama, një ditë, sipas prof. Klosit, duhet thënë e vërteta. Prof. Klosi në gjithë këto skenarë që u thanë për UÇK-në tani, nuk shikon prapaskena të shërbimeve të fshehta të shteteve fqinj, sepse, siç ai, nëse ne bëjmë mirë punën, ata nuk na bëjnë dot asgjë. Derisa lufta e UÇK-së ia arriti qëllimit, duhet që Kosova të gjejë paqen brenda saj dhe me fqinjët, e pastaj do të vijë koha, që duhet të flasim për ato kohë. 
– Zoti Klosi, a duhet një vijë një ditë, që shqiptarët, pa dallim, të mësojnë të vërtetën historike, për aktorët që luajtën rolin kryesor politik dhe ushtarak në Lufën e UÇK-së në Kosovë?
Sigurisht që do të vijë një ditë që shqiptarët, pa dallim, do të mësojnë të vërtetën historike për luftën e Kosovës. Debatet që u hapën në media, tregojnë se kjo ditë është akoma larg, përsa kohë që të gjithë flasim akoma me emocione. Duhet të presim dhe ca, sa emocionet të venitet dhe të mbetet arsyea dhe e vërteta.
– A është koha e përshtatshme, që të publikohen fakte të mekanizmave shtëtërore të Shqipërisë, që ndihmuan në Luftën e UÇK-së, si edhe aktorët politikë dhe ushtarakë?
Nuk është akoma koha e përshtatëshme, ajo kohë do të ketë arritur, kur trajtimi i këtyre problemeve të bëhet për arritur të vërtetën historike, larg retorikës për “heronj dhe tradhëtarë”.
– Atëhere, kujt “kauze” i shërben ky debat publik?
Ky debat, në pjesën më të madhe, i shërben mediave për të mbushur faqet e saj.
– Mund të bëhet fjalë për transparencë publike, duke zbardhur fakte dhe personazhe nga çështja “Lufta e Kosovës dhe e UÇK?
Sipas meje, transparenca ka vlerë kur bëhet “online”, që ndoshta të ndreqë diçka, ose i lihet historianëve profesionistë. Sot jemi në një periudhë të ndërmjetme, që sigurisht nuk e bën dot aq mirë transparencën.
– Ju shikoni ndonjë skenar, apo ndërhyrje të shërbimeve informative të shteteve të tjera, pas këtyre prapaskenave të debatit të hapur?
Kjo është një tezë që ne e kemi shumë për zemër, kur tregohemi të pazot apo kur gabojmë, e kemi në majë të gjuhës “ndërhyrjen e shërbimeve të huaja”. Le t’i bëjmë mirë ne punët tona dhe kemi për ta parë se “shërbimet” nuk na bëjnë dot gjë.
– A është koha e duhur, mënyra e duhur, për të gjykuar, qoftë edhe politikisht, aktorët që u bënë personazhe të ngjerjeve të Luftës në Kosovë?
Pak më parë, duke pranuar se nuk është koha e duhur, nënkuptoja që dhe mënyrat nuk janë të duhurat, pasi kanë brenda akoma emocione dhe interesa. Le të presim edhe ca, sa këta dy faktorë të mos na dëmtojnë objektivitetin e vlerësimeve.
– Sipas jush, kur duhet të jetë koha e duhur, për të gjykuar personalitetet polititike dhe ushtarake, që me dashje apo pa dashje dëmtuan Luftën e Kosovës dhe UÇK-në?
Koha e duhur do të përcaktohet nga fakti që natyra e diskutimeve të jetë vetëm e karakterit historik, pa interesa dhe emocione politik, klanor etj, dhe më kryesorja kur Kosova të ketë gjetur paqen brënda saj dhe me fqinjët e saj.
– Po nëse, politikanët luajtën misione të tjera, veç ndihmës dhe kontributit që duhej të jepnin, për çështjen kombëtare të Kosovës, a duhen gjykuar, tani, apo kur?
Lufta e realizoi qëllimin e saj, kush luftoi dhe kush e sabotoi atë le t’ja lëmë historisë, nëse do t’i debatonim që sot këto probleme do të dëmtonim interesat e sotme të Kosovës, Qeverisë e saj pra dhe të ardhmen e saj. 
– A përbën rrezikun e Sigurisë Kombëtare, që reagimet e palëve, të përfshirë në këtë debat, që janë në rrafshin personal, për t’u mbrojtur nga qëllimet dashakeqëse të të tjerëve, por që “padashur” në mbrojtje, publikojnë edhe fakte tepër sekrete?
– Jemi akoma në një periudhë që duhet të jemi më të kujdesshën në fjalët tona. Personalisht më vjen keq që u bëra sebep për një debat të tillë. Natyrisht më vjen keq për faktin pse dhe si u futa në këtë debat, jo për ç’ka thashë. Gjithçka ishte nga eksperienca personale, nuk i kam “me të dëgjuar”. 
-Faleminderit!
Sigal