Klosi: Raport i ri qytetar-shtet

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Beratit, Blendi Klosi, ka vijuar turin e dëgjesave me qytetarët në Sinjë, nga ku u shpreh se në kētë mandat qeverisës, do të vendoset një raport i ri mes qytetarit dhe shtetit. “Raporti i ri që po kërkohet të vendoset përmes një ristrukturimi të thellë të administratës, synon të ndërtojë së pari besimin e qytetarit tek shteti. Përmes reformimit radikal të shërbimit publik do t’i jepet fund, shërbimit përmes ndasive partiake”, u shpreh Klosi.

Deklarata e Klosit u bë pas dëgjesës dhe diskutimit të shqetësimeve të fermerëve, që kryesisht kanë ngritur gjatë këtij turi, ankesat për ndarjen e subvencioneve në bujqësi. “Nuk do të ketë më shërbime sipas partive. PS është për ti shërbyer të gjithëve, ndaj dhe vota e 25 qershorit ishte një votë kuqezi”, deklaroi Klosi.