Klosi: Mbështesim aksionin e mbi 800 call centerave. Shoqata: Do ketë pasoja afatgjatë

454
Sigal

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Bend Klosi dhe ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi kanë zhvilluar sot një takim me shoqatat e Call Center, ku në fokus është ligji i ri për këtë sipërmarrje.

Gjatë fjalës së saj Ekonomi theksoi se kanë krijuar një ide për të parë reagimin, ndërsa pohoi se janë studiuar direktivat e Bashkimit Europian.

Ndërkohë, Klosi deklaroi se qeveria mbështet aksionin e mbi 800 call centerave, ndërsa shtoi se Shqipëria ka ndryshuar statusin për BE. Teksa u ndal tek ligji i Call Centrave në Itali, ministri bëri të ditur se qeveria po kërkon që të ketë sa më pak ndikim. “Kërkojmë që të ketë sa më pak ndikim. Do dëgjojmë zërin tuaj, kjo punë duhet të marrë zgjidhje.”, tha Klosi.

Sakaq, shoqata e Call Center pohoi se nëse ligji miratohet do të ketë pasoja afatgjata. “Forca aktuale e punës do zhvendoset në Rumani. Të lobojmë që forca e punës të mos zhvendoset”, bëri të ditur shoqata.