Klosi: Basha ka frikë nga një takim i dytë me Ramën

606
Ish-krei i SHISH, Fatos Klosi e konsideroi të tepërt debatin e madh që po zhvillohet për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Sipas tij, nëse kushtet për të zgjedhur zëvendësuesin e Llallës nuk janë, politika duhet të ketë vullnetin për të gjetur një mënyrë. Për Klosin edhe Llalla mund të qëndroi në detyrë deri sa të emërohet një i ri, nuk ka asgjë të keqe. Po ai shtoi se në këto kushte, mundet që të punohet edhe me zëvendësprokurorët. “Tani po shohim, që njëra palë do e tjetra nuk do. Të shohim se kush janë më konsekuentët. Zgjedhja më e mirë do ishte të vendosje me konsensus. Por Basha duket se ka frikë nga një takim i dytë me Ramën, pas kritikave të shumta që ai mori pas marrëveshjes së 18 majit. Por ajo marrëveshje i shpëtoi këto zgjedhje. 

Tani edhe mund të vazhdojnë bisedimet. Rama e ka të drejtën të vazhdoje me bisedimet e plota. Për sa kohë që nuk janë punë perëndie që të gjitha janë të zgjidhshme. Të gjitha zgjidhen me vullnet politik.”, tha Klosi.
Sigal