Klodian Shehi kandidati i PS për kryetar në bashkinë e Kavajës

427
Klodian Shehi është zyrtarizuar kandidati i PS për në Bashkinë e Kavajës, zgjedhje të cilat do të mbahen në 7 maj.

Deri tani Shehi është i vetmi kandidat për postin e të parit të Kavajës, pasi opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë. Edhe LSI është shprehur se nuk do të bëhet pjesë e këtij procesi zgjedhjesh në Kavajë.

Edhe pse data 12 prill është afati i fundit për shpalljen e kandidatëve, deri në këtë momente Shehi nuk ka asnjë rival tjetër.
Sigal