Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu akuzon prokurorinë dhe prokuroren e përgjithshme Arta Marku, se nuk ka marrë asnjë veprim konkret pas kallëzimit të PD për aferën korruptive, sipas tij, të kryetarit të bashkisë Erion Veliaj me kompaninë “Fusha SH.P.K”.

Balliu thotë se kanë kaluar 5 ditë nga denoncimi i PD për shpërdorim detyre të kreut të bashkisë, dhe ende nuk ka ndonjë veprim ose përgjigje nga organi i akuzës. Sipas tij mosveprimi i prokurorisë tregon se Arta Marku është vënë në shërbim të mafies në pushtet.

Ai gjithashtu ka akuzuar kryetarin e bashkisë për milionat e eurove që i dhuroi kompanisë Fusha.SHPK. “Lali KULLA hesht për 2.6 milion eurot që ua mori qytetarëve për tja dhuruar klientëve të tij, gjasme për të mbjellë pisha”.