Klevi Pojana: “Siç fluturojnë shqiponjat në malet e Kosovës, ashtu do të kthehet së shpejti në fole dhe Ramush Haradinaj”

423
Lirimi i Ramush Haradinaj me vendim të Gjykatës së Colmarit në Francë gëzoi të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Vendimi për lirimin e tij është përshendetur nga e gjithë elita politike.

Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana ka shprehur entuzjasmin e tij për lirimin e Haradinaj duke e krahasuar atë me shqiponjatt që kthehen në fole, ashtu edhe Haradinaj kthehet në Kosovë.

“Në liri, siç fluturojnë shqiponjat në malet e Kosovës, ashtu do të kthehet së shpejti në fole dhe Ramush Haradinaj! Drejtësia është me ty Komandant, ka qenë dhe do të jetë gjithmon sepse ti luftove për vendin tënd dhe mbi të gjitha, ti luftove kundër së keqes! Të presim në Shqipëri, në vendin ku i madh e i vogël të njeh dhe të nderon, tani të duam dhe më shumë”, shkruan Pojana.
Sigal