Klevi Pojana: Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është krim ndaj artit dhe kulturës shqiptare

670
Sigal

Nën Kryetari i LRI-së dhe njëkohësisht anëtar i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook mbi shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai shkruan se ndërtimi i kullave në tokën e teatrit, pra në zemrën e Tiranës është thjesht skandaloze dhe mbyllja e çdo dere për artistët nga qeveria tregon autokraci që dita-ditës po kthehet në tirani.

Më poshtë statusi i plotë:

1. Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është krim ndaj artit dhe kulturës shqiptare.
2. Pas këtij projekti qeveritar, fshihen qartë interesa ekonomike.
3. Ndërtimi i kullave në tokën e teatrit, pra në zemrën e Tiranës është thjesht skandaloze.
4. Mbyllja e çdo dere për artistët nga qeveria tregon autokraci që dita-ditës po kthehet në tirani.
5. Mënyra se si trajtohen artistët përbën një nga arsyet kryesore për krizën e thellë që po kalon sot shoqëria jonë.
6. Lukunia e pashallarëve të qeverisë që akuzojnë artistët, tregon se kushdo që mendon ndryshe konsiderohet armik.
7. Qytetarët shqiptarë në masë dërrmuese janë pro artistëve.
8. Arroganca e qeverisë nuk do të triumfojë.

Tani disa pyetje sepse nuk e kuptova, mirë aktori i madh Mirush Kabashi, (që do të ishte miliarder po të kish lindur në një vend ku nuk qeverisin zuzarët dhe meriton shumë për çdo gjë që na ka dhuruar ndër vite), paska ‘vjedhur’ nga lekët e shqiptarëve 15 vjet duke mos bërë asgjë, po ju zoti drejtor si u kujtuat sot? Pse e keni lejuar këtë vjedhje? A keni abuzuar me detyrën duke mosvepruar? A duhet të shkarkoheni dhe të mbani përgjegjësi për abuzim me detyrën?
Nëse po, udha e mbarë e nëse jo atëherë të fala D-Ramës që të ka urdhëruar të ndyhesh publikisht.
Thuaj dhe se fjala që i ke hequr Ndrenikës, tregon se je një palo piktor që urren artin dhe të bukurën sepse ndihesh dhe do të ndihesh gjithë jetën inferior.
Tung.