Klevi Pojana: LSI, forcë e stabilitetit dhe progresit të vendit

506
Nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim Klevi Pojana zhvilloi një takim me drejtuesit e organizatave të LSI njësia administrative nr.8.Në këtë takim ishin gjithashtu pjesëmarrës administratori për njësinë 8, Erjon Xhafa, zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës Bahri Shaqiri dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të LSI, Prof. Asoc.Dr Eltjon Halimi.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi Pojana u shpreh se fokusi i punës dhe vizioni për të ndërtuar Shqipërinë europiane qendron te rinia.Gjithashtu theksoi se LSI do të jete forcë e parë politike në zgjedhje pasi përfaqëson më së miri perspektivën e zhvillimit dhe integrimit.

Fjala e plotë e nënkryetarit të LSI, Klevi Pojana
Bashkë ne do arrijmë ta nxjerrim në njësinë numër 8 forcë e parë politike.Lidhja jonë me qytetarin nuk është shkëputur asnjë moment dhe kjo përbën arsyen e rritjes së LSI.Shqiptarët do ta përqafojnë masivisht alternativën e një shansi për të gjithë në 18 Qershor.Forca jonë buron tek mbështetja rinore.NëTiranë 50% e listës përfaqëson modelin më të mirë të rinisë dhe rikonfirmon angazhimin e LSI për një politikë ndryshe. Për LSI rinia është e para dhe këtë e treguan më qartë dhe listat e propozuara për deputet.LSI do të jete forcë e parë politike në zgjedhje pasi përfaqëson më së miri perspektivën e zhvillimit dhe integrimit.
Sigal