Klevi Pojana: Ka ardhur koha që ky sistem të shembet nga themelet!

117

Nga Klevi Pojana

Ndoshta ne (opozita) nuk jemi më të mirët, sigurisht që jo, por më të këqinj se Edi Rama dhe ‘Rilindja’ nuk ka!

Kjo është përgjigja e vetme për devizën e kryebanditit, se ata (pra ai, Gjushi, Niçja e të gjithë kriminelët e tjerë që i siguruan pushtetin) nuk janë më të mirët por më të mirë se ta nuk ka.

Ka ardhur koha që ky sistem të shembet nga themelet, me çdo çmim, me çdo kusht, pa asnjë kompromis!

E ardhmja jonë mbahet peng nga një tufë kriminelësh dhe banditësh që sot i imponohen politikbërjes dhe vendimmarrjes si kurrë më parë!

‘T’du fort vllai’ , ‘Nuk keni parë gjë akoma’ dhe ‘Suksese në jetë’ janë fytyra e vërtetë e një qeverie që asnjë ditë të vetme nuk ka punuar për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi!

Edi Rama dhe ‘Rilindja’ që pushtuan Partinë Socialiste dhe tani kanë uzurpuar çdo hallkë të pushtetit në vend duhet të paguajnë për çfarë i kanë shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kultura e pandëshkueshmërisë duhet dhe do të marrë fund, sepse zullumi jo vetëm që është trashur aq sa për tu këputur por mund të na kthehet në një litar që do të na mbysë të gjithëve nëse e lejojmë që të trashet akoma!

Ishte viti 1998 kur Edi i atij që firmosi për varjen në litar të poetit Hafzi Nela, i hipi karriges së pushtetit, karrige, për të cilën ai bën gjithçka dhe pa të cilën është asgjë.

Unë e sfidoj sot, publikisht, të publikojë shifrat zyrtare.

Sa nga ata që kanë lindur ditën kur ai u bë ministër vazhdojnë të jetojnë në Shqipëri dhe sa janë larguar në emigracion?

Pa imagjinoni pak, ka 21 vite që ky njeri paguhet nga taksat tona, vjedh paratë e të gjithëve, abuzon me pushtetin e njerëzve… ata që kanë lindur 21 vite më parë kanë kaluar nga çerdhja në kopësht, nga kopshti në shkollën fillore, nga 9 vjeçarja në gjimnaz, kanë mbaruar ose jo dhe një bachelor dhe sot kanë lënë familjet për të ikur rrugëve të Francës, Italisë, Gjermanisë e gjetiu.

Vetëm ai, ai që quhet Edi Rama ka shëtitur bythët nga një karrige në një tjetër, gjithmonë në krye të shtetit!

Kjo është qeverisja e disave për disa, kurrë e njerëzve për njerëzit nga njerëzit. Këta e urrejnë të vërtetën, e shtypin të pamundurin, e shkelin të drejtin, e vjedhin fukarain dhe e shesin shpirtin për para e ofiqe.

Nga këtu lë të nis ndryshimi! Për të gjithë!

Kurrë me një sistem që shtyp sovranin.

Kurrë me një kryeministër me pushtet të pakufizuar.

Kurrë me politikanë me rekorde kriminale, drogaxhinj e përdhunues.

Kurrë me ligjbërës që ligjin e kanë armikun më të madh në jetë!

Kurrë me një diktaturë moderne!

Në një betejë që nuk mund të bëhet dhe as të fitohet për të ndryshuar njerëz, por për të ndryshuar të keqen me të mirën.

Edhe nëse kjo nuk ndodh…

Për këdo që nuk beson dhe ka të gjithë të drejtën e Zotit për të mos besuar , le ta shemb dhe atë qe do të vijë, cilido qoftë ai e cilado qoftë ngjyra e flamurit të tij!

Vetëm kështu mund të arrijmë që këtij vendi t’i japim atë që njeriu i mori peng dhe pse Zoti nuk ja kurseu në gjithçka i dha, begatinë!