Klevi Pojana ironizon Braçen: “Nuk je qejfli timoni, lerja Lulit se po i shijon”

422
Akuzave të deputetit të PS, Erion Braçe, i cili tha se Meta po vret Presidentin dhe LSI dhe se pas qetësisë dhe dashurisë ka humbur edhe logjikën, i’u është përgjigjur nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana njëherazi edhe kandidat për deputet në Tiranë, i cili nuk harroi t’i kujtojë Braçes se Erioni me timon në dorë, i del në mbrojtje timonierit Edi, i cili mirë që e ka kapur timonin, se boshtin e timonit nuk po e gjen se ku është futur.

STATUSI I PLOTË
Po Erioni ç’pati?!.
Ne fakt, nuk me çudit fakti qe edhe Erionin nuk e paska zene gjumi, e prej moralit e ndershmerise qe e karakterizon, ia behu me timon ne dore, per ti dale ne mbrojtje timonierit Edi, i cili mire qe e ka kapur timonin, se boshtin e timonit nuk po e gjen se ku eshte futur, e po na kujton se me sa ndershmeri na qenkerka sjelle timonieri i qeverise se timontareve!

Po mire more Erion, meqe ty te paska shqetesuar fakti qe Presidenti i zgjedhur po kerkon qe LSI te dale force e pare, a nuk te ben pershtypje te pakten fakti qe Edi po kerkon vota edhe per Lulin e çadres e qe bashke me te, pra me Lulin, nuk flasin per tjeter gje, veç kunder LSI-se dhe e kane ndersyer task forcen e tyre si te ishte e Gestapo-s per te vene nen frike e terror djem e vajza vetem e vetem se pse nuk ju pelqen dyshja e tyre?

Eh more Erion! Pavaresisht perpjekjeve te tua per tu bere edhe ti rilindas, nuk behesh dot! Ore edhe mund te behesh per sa kohe po behet edhe Luli hollandezi, por puna eshte se perse ti hysh atij telashi duke qene mire e bukur ashtu siç je!

Sepse qe te behesh rilindas i Edit, duhet te jesh i pabese dhe mosmirenjohes! E ti, nuk ke lidhje as me pabesine dhe as me mosmirenjohjen…
Sepse qe te behesh rilindas i Edit duhet te jeshë i grupit te çunave te kartelit te droges; e ti nuk me dukesh prej atij soji…
Sepse qe te behesh rilindas i Edit, duhet te mos keshë skrupuj morale per familjen, miqesine, per shoqerine dhe dashurine. Ndersa ti i ke gjitha keto…
Sepse qe te behesh rilindas i Edit, mbi te gjitha te duhet te duash timonin! Ndersa ti, nuk dukesh te jesh kaq qefli timoni…
Ndaj lerja Lulit ta kaloje kete sprove meqe po i shijon!
Sigal