Klevi Pojana: Edi Rama, rinia shqiptare ka rrëzuar diktatorë më të fuqishëm se ti

575
Shoqërimi dhe presioni që Edi Rama bëri mbi të rinjtë shqiptarë që i vendosën traun në Surrel tregon vetëm frikën e narkokryeministrit që e urren fjalën e lirë.
Diktatura mavi është në gramat e fundit prandaj policia e urdhëruar, ajo pjesë e mbetur që ende nuk është në kërkim nga trafiku i drogës, ushtron dhunë mbi të rinjtë.
Edi Rama, rinia shqiptare ka rrëzuar diktatorë më të fuqishëm se ti, fundi yt është afër dhe asgjë e askush nuk mund të shpëtojë.
Ne nuk ndalemi deri sa të lirohen vllezërit tanë që protestuan në Kukës dhe Edi Rama bashkë me Tahirin, Beqajn e oligarkët e tyre të dalin para drejtësis.
Forca jonë buron nga zemra e shqiptarit, nga dashuria për këtë vend dhe tek shpresa për një të ardhme më të mirë.
Sigal