Klement Zguri: Unë njoh dekretin e Presidentit. Deklarata e KQZ-së që kërcënon bashkitë nuk më përfaqëson mua

495
Sigal

Kryetari i KQZ – së, Zguri: Deklarata e KQZ-së nuk më përfaqëson. Unë njoh dekretin e Presidentit

Kreu i KQZ, Klement Zguri është shprehur se deklarata e KQZ-së ndaj kryebashkiakëve opozitarë nuk ishte qëndrimi i tij, por i katër anëtarëve të maxhorancës.

Deklarata e Klement Zguri: “Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së nuk është qëndrim i kryetarit të institucionit, por i përket katër anëtarëve të mazhorancës në KQZ. Unë si kryetari i institucionit e kam bërë të qartë qëndrimin tim në mbledhjen e zhvilluar pas dekretit të Presidentit Meta. Njoh dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Më para, KQZ g doli në një deklaratë për shtyp, ku i kërkoi kryebashkiakëve opozitarë që të mos cenonin procesin zgjedhor.

Bashkia e Kamzës: Lironi menjëherë ambientet, s’ka zgjedhje me 30 Qershor

Një tjetër urdhër i prerë nga Bashkia e Kamzës i kërkon KQZ që të lirojë menjëherë ambientet e zëna. Bashkia e Kamzës shprehet se do të zbatojë dekretin e Presidentit dhe se nuk do të ketë zgjedhje me 30 Qershor. Bashkia Kamëz: Pas botimit në fletoren zyrtare të dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, Bashkia Kamëz nis punën për zbatimin e dekretit të Presidentit. Përmes një shkrese zyrtare me Nr.3271 prot. Datë 13.6.2019, drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kreu i bashkisë së Kamzës, z.Xhelal Mziu kërkon lirimin e menjëhershëm të ambienteve të KZAZ nr.27, Shkolla “Ibrahim Rugova, Kamëz dhe KZAZ nr.28, Shkolla “Isa Buletini”, Njësia Administrative Paskuqan, Bashkia Kamëz. Gjithashtu në shkresë kryebashkiaku i Kamzës kërkon nga KQZ, heqjen e listës së zgjedhësve të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe, kopshte, shkolla), nën administrimin e Bashkisë Kamëz,si dhe në objektet e subjekteve private (nëse janë afishuar).

11 bashki të drejtuara nga opozita, shkresë KZAZ-ve: S’ka zgjedhje në 30 qershor, lironi ambientet!

Bashkia e Kukësit, Skraparit, e Shkodrës, Gjirokastrës, Kamzës, Dropulli, Delvinës, Lezhës, Beratit, Pogradeci të nisin zbatimin e dekretit të Presidentit Meta, i cili anulon 30 qershorin si datën e zgjedhjeve. Kërkesa mban datën 14 qershor 2019 dhe i drejtohet Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor përkatëse. Në kërkesë kërkohet heqja e listave të zgjedhësve të afishuara në institucionet arsimore si dhe lirimin e ambienteve ne pronësi te bashkive nga KZAZ.

Bashkia e Pogradecit kërkesë KZAZ nr 67

Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZ-së nr 67 në Pallatin e Sportit “Ajrefi Berberi”. Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Pogradec.

Bashkia Kavajë kërkesë KZAZ nr 42

Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZ-së nr 42 në shkollën “3 dëshmorët” Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Kavajë.

Bashkia Berat kërkesë KZAZ Nr 64

Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZ-së nr 64 në Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani”. Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Berat.

Bashkia e Lezhës kërkesë KZAZ nr 12 dhe 13

Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZ-së nr 12 ne shkollën “Hydajet Lezha” dhe “Besëlidhja’. Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Lezhë.

Bashkia Delvinë kërkesë KZAZ 87

Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZ-së nr 87 pranë Pallatit të Kulturës. Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Delvinë.

Bashkia e Dropullit kërkesë KZAZ 80

Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZ-së Nr, 80 në vatrën e kulturës në fshatin Grapsh. Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Dropull.

Bashkia Shkodër kërkesë për KZAZ 5

“Në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Nr. 11199, datë 10.06.2016 “Për shfuqizimin e Dekretit nr. I 0298, datë 05. I 1.2018 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, përmes të të cilit është anuluar zhvillimi i zgjedhje më 30 qershor 2019 për organet e qeverisjes vendore, kërkojmë nga ana juaj: Lirimin e menjëhershëm të ambienteve të KZAZ-së Nr, 4 me adresë: Palestra e Shkollës 9- Vjeçare “Azem Hajdari”, Shkodër. Heqjen e listave përfundimtare të zgjedhësve të publikuara dhe të afishuara në qendrat e e votimit (QV) në administrim të kësaj KZAZ-je. Lirimin e menjëhershëm të ambienteve të KZAZ-së Nr. 5 me adresë: Palestra e Shkollës 9- Vjeçare “Xheladin Fishta”, Shkodër. Heqjen e listave përfundimtare të zgjedhësve të publikuara dhe të afishuara në qendrat e e votimit (QY) në administrim të kësaj KZAZ-je Lirimin e menjëhershëm të ambienteve të KZAZ-së Nr. 2 me adresë: Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër.

Bashkia Gjirokastër kërkesë KZAZ nr 78

Kerkohet: Lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZ-së Nr, 78 në Pallatin e Sportit të Gjirokastrës. Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë së Gjirokastrës”.

Bashkia Skrapar kërkesë KZAZ nr 66

Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm të ambienteve të KZAZ-së Nr, 66 që ndodhet në Qendrën Kulturore “Riza Cerova”. Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë së Skraparit.

Kryebashkiakët e PDIU i bashkohen atyre të PD dhe LSI/ Nuk njohim 30 qershorin si datë zgjedhjesh…

Pas 21 kryebashkiakëve të PD dhe LSI që janë shprehur njëzëri në mbështetje të dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, edhe dy kryebashkiakë të PDIU-së, në Peqin dhe Rrogozhinë, i janë bashkuar këtij qëndrimi. Përmes shkresave zyrtare drejtuar KQZ-së, ata kërkojnë lirimin e ambienteve që janë në varësi të tyre të zëna nga KZAZ-të. Gjithashtu kryetarët e Bashkive kanë kërkuar heqjen e listës përfundimtare të zgjedhësve të publikuar dhe të afishuar në institucionet arsimore në administrim dhe në pronësi të Bashkive të Peqinit dhe të Rrogozhinës.