Klement Zguri, kryetari i KQZ: Të ndalohet ndryshimi i komisionerëve në momentin e fundit

511
Sigal

Kryetari i KQZ Klement Zguri  i kërkon partive politike që të gjejnë konsesusin për reformën zgjedhore, pasi koha është e kufizuar për të implementuar ndryshimet. Klement Zguri: Ndryshimet nuk janë vetëm një moment në kodin zgjedhor dhe kam parasysh nxjerrjen e akteve regullative, nxjerrjen e akteve nënligjore, gjetjen e burimeve financiare, gjetjen e burimeve njerëzore. Një nga kushtet e OSBE-së është depolitizimi i administratës zgjedhore, por në lokalet e 30 qershorit nuk ka gjasa të ndodhë pasi duhet që të ngrihet një qender trajnimi që të certifikohen nga KQZ. Ne hasim në vështirësi për shkak të sjelljes që komisionerët kanë. Minimalisht duhet që ti hiqet e drejta diskreciale partive politike për t’i zëvendësuar në çdo moment, çka është absurde.