“Klement Balilaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i bën karshillik ligjit”

428
Partia Demokratike ka reaguar sërish sot duke akuzuar Qeverinë se po mbështet krimin, pas lajmeve të publikuara në mediat greke për organizatën ndërkombëtare të drogës që drejtohet nga shqiptari “Baron i Ballkanit”. PD thotë se Klemend Balilaj është i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe po i bën karshillik ligjit në Sarandë, pasi ka mbrojtjen e kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
“Rënia e shtetit ligjor në Shqipëri dhe triumfi i mafias me mbështetje qeveritare është sot kryelajmi i CNN dhe mediave të tjera rajonale dhe botërore.
Prej më shumë se 24 orësh i shpalluri në kërkim ndërkombëtar Klement Balilaj për narkotrafik nuk arrestohet por i bën karshillek ligjit nga zyrat shteterore të drejtorisë së Transporteve në Sarandë. 
Nëse Klement Balilaj nuk do të kishte mbrojtjen e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe shefit të tij Edi Rama a mund të ndodhte kjo? 
Sipas CNN, policisë greke, vetë policia shqiptare i është justifikuar se “në Shqipëri nuk mund ta prekim sepse ky person ka lidhje me politikanë të nivelit të lartë”. Sajmir Tahiri duhet të largohet një orë e me parë dhe të vihet para drejtësisë si garantuesi dhe mbrojtësi i bandave të trafikut ndërkombëtar të drogës, gjobvenësve, kriminelëve dhe njeriu që ka kriminalizuar Policinë e Shtetit. Por çlirimi i vërtetë i Shqipërise nga krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i bërë njësh me krimin vjen vetëm me largimin e kësaj qeverie”.
Sigal