Kleanthi Llogoni Kadareja pushonte në Lushnje , kur përplasej me udhëheqësit

662
Sigal

Flet agronomi Kleanthi Llogoni: Si i shërbeu kuzhinieri i Zhukovit, Ismail Kadaresë në Ardenicë

Para disa ditësh në një bisedë me agronomin e talentuar Kleanthi Llogoni, kur kisha shkuar t’i bëja një intervistë, ai shkarazi më përmendi një vizitë të Ismail Kadaresë në fermën ku punonte. Diçka më intrigoi nga kjo bisedë aq më tepër, kur flitej për shkrimtarin e madje për të cilin kam konsiderata të veçanta për krijimtarinë artistike. E nxita z. Klenathi që të më përcillte detaje rreth kësaj vizite, aq më tepër që nuk është përcjellë në shtypin e shkruar. Në bisedë ai më tha se nuk mund të fliste brenda një interviste, pasi ajo ditë për ‘të ishte shumë e bukur, ndaj të precizoja pyetjet që më tej ai të vazhdonte të shkruante për takimin e bukur të jetës së tij. Në bisedë ai përmendi që kishte emocion në ditën e pritjes për vetë faktin sepse për të Kadareja ishte më i madh se çdo udhëheqës edhe pse nuk mund ta bënte prezent në publik. Atëkohë Savra ishte fshati i të internuarve, fshati që mbante në gjirin e tij njerëz që ishin kundër pushtetit popullor, shumica prej të cilëve rridhnin nga familje të fisme. Në një intervistë të para disa kohëve, shkrimtarja dhe poetja Bajame Hoxha më pati folur për një libër të Kadaresë, ku përmend dhe Savrën, por në këtë rast Savra nuk lartësohet në penën e gjeniut Kadare. Ndërsa rrëfimi i logonit është shumë shpirtëror, pasi lidhet jo vetëm në një moment delikat të regjimit komunist, pro detajet e rrëfimit tregojnë edhe për varfërinë shqiptare, që kurrë nuk e kishin mposhtur bujarinë e vendasve.

 Si mund ta filloni rrëfimin?

Duhet të ketë qenë viti 1988, aty nga mesi i  korrikut, kur në fermë erdhi Ismail Kadareja bashkë me Helenën.  E kishte ftuar  profesor Xhelo  Murraj. Profesor Murraj atë kohë merrej me hidropominë  dhe me kultivimin  e kërpudhave. Ftesa ishte private, gati familjare, pasi ata ishin miq midis tyre. Pavarësisht kësaj, bashkë me profesorin mendova që ardhjen e tij ta shfrytëzojmë për një aktivitet  shumë të gjerë  e më të këndshëm. Bëmë një si  punë axhende për atë ditë. Vumë në dijeni edhe drejtuesit e fermës. Drejtori  Selim K., na tha se do të plotësonte çdo kërkesë me këtë rast, por vetë nuk do të vinte. –Është një  rast, i rrallë – i thamë. – Jo, jo -tha, se unë nuk lexoj libra. U tregua i sinqertë dhe shumë dashamirës. Sekretari i partisë Trifon  P. një njeri shumë i urtë e i mirë, i cili pjesëmarrjen e tij e quajti si gjysmë  detyrimi  e gjysmë  dëshire na shoqëroi  gjithë atë ditë. Meqenëse, kishin parashikuar edhe një takim me të rinjtë  e fermës, vunë një ditë më parë një afishe të thjeshtë me një titull për bisedën me Kadarenë në orën 11:00 në sallën e Kinoklubit.

 Dita e ardhjes

 Erdhi dita e diel. Një ditë e bukur e veçantë. Bashkë me profesor Xhelon  dolëm në rrugë  për ta pritur. Rreth orës  10:30 kur ai zbriti nga një “Fiat” i përdorur, ngjyrë bizele  të bukur, së bashku me Helenën. U përqafua me profesorin, kurse  unë me të tjerët u takuam si me të  njohur  të rinj.  N’atë kohë  pranë atij u gjendën edhe gruaja  e profesorit dhe 2-3 vetë të tjerë. U bë si një rreth i vogël. E  njohëm përciptazi me ç’kishin menduar të bënin dhe ta informonim. Meqenëse   profesori më kishte lënë mua  si të thuash shoqëruesin e parë, i thashë që pasi  të  vizitojnë hidropominë dhe serën e kërpudhave, të rinjtë e fermës  kanë dëshirë të bëjnë  një takim  me ju, nëse edhe ju e gjykoni kështu.

 Dyzimi i Kadaresë

Shikoi  nga profesioni pak i çuditur dhe tha që unë nuk jam i përgatitur për këtë. S’ka   problem  – i thashë, mund ta bëni me pyetje –përgjigje   pa  letra. Po, tha,e bëjmë. Në kohën  që do  niseshin  për  tek  serra e kërpudhave   grupi i  xhirimit I Shkëlqim Aliajt, që përgatiste  e  emisionet e bujqësisë  në  tv  shqiptar, filloi të regjistrojë pak i distancuar. Ishte dhe një kameraman tjetër, që se morëm vesh   i  kujt  emisioni ishte. -Ç’janë këta,-tha Ismaili pak i sikletosur përse filmojnë? –Nuk e di- I thashë kanë disa ditë këtu dhe përgatisin një emision për bujqësinë . –Unë tha nuk jam ministër , i thonë që është e tepërt. Qe  e kotë kërkesa , se ata jo vetëm atje, por kudo që shkoi shkrimtari atë ditë nuk ju ndanë dhe filmuan gjithë aktivitetin. Me ç’di  unë Çimi tani është në Amerikë, por kasetat e asaj dite ose javë në TVSH  ose i ka ai  me vete andej. Vizita  në serrë  që e shkurtër  dhe me sa kuptova nuk i bëri  ndonjë  përshtypje  të veçantë. Natyrisht që profesori i bëri dhuratë një qese celefoni të mbushur plot me kërpudha shumëngjyrëshe. Në dalje grupi i vogël i vizitorëve u nda. Gratë qëndruan atje, ndërsa ne me shkrimtarin u drejtuam për   tek salla e kinemasë. Ndërkohë lajmi ishte i përhapur. Në rrugë  e përpara kinemasë, ishin mbledhur  shumë banorë, burra e gra, ku shumica ishin të rinj. Një grup  gjimnazistësh nga Lushnja bashkë  me profesorët  e tyre se nga e kishin marrë vesh dhe e pritën me një buqetë të madhe lulesh. Kishin ardhur edhe mjaft shkrimtarë  poetë nga  Lushnja që u takuan me të. Salla ishte mbushur plot. Pa ndonjë organizim të veçantë vetëm me një afishe të thjesht.

 Një pjesëmarrje krejt spontane

 Kishte edhe të rinj nga ata me biografi  të keqe. Ne zumë vend  në një tavolinë të vogël në krye të  sallës. Bashkë me sekretarin e urtë nuk fliste asnjë fjalë, shkrimtarin  e vunë në mes. U  ngrita në këmbë për të  hapur takimin  por s’dija   ç’të thosha .- Siç  e  shohim – ja nisa,- sot kemi mes nesh..

Ju mund të pyesni për çfarë të doni. Pastaj u ktheva nga ai. Mërmërita diçka si… shoku …Ismail ju sot ndodheni në NB Savër, e cila ka 3000 ha tokë, kultivon grurë, pambuk, ka 700 lopë…. …ju mund të pyesni e unë do të përgjigjem. Në çast mu kujtua  koha kur isha student. Bëhej një diskutim krijues, siç i thonin atëherë për vëllimin “KOHA”.  Në sallën e vogël  të Kinoteatrit të Institutit Bujqësor ishte edhe vetë Ismaili. Mbaj mend që Xh. Sh i cili drejtonte rrethin letrar më pat thënë që mirë është të diskutonin dhe jep ndonjë mendim  tëndin. Gjatë diskutimit natyrisht që lavdërova të gjitha  poezitë, por thashë kam një vërejtje për  vjershën ‘‘Mësueset e fshatit”, pasi më duken shumë të lodhura ndanë Xhadesë dhe jo të gëzuara  dhe  optimiste. Ai më ndërpreu në moment: Ajo  është  vjersha më e bukur e gjithë këtij libri. Shumë e vërtetë. Është  fjala  për vargjet brilante:“ Ato   të  urtat gjer në    dhembje, të thjeshtat  gjer në madhështi ,, E  gjithë ajo mu kujtua aty tek ajo tavolinë e vogël  e asaj salle  pa  zbukurime  e  pa parulla. Ishte një moment hutimi. Por vetë Ismaili mori situatën në dorë… Ai që mesa duket e kuptoi që unë nisa të marrë kot  më ndërpreu me takt dhe iu drejtua sallës : – Siç tha edhe shoku  ku  ai pas ndërhyrjes   që më bëri e  mori vetë sallën në dorë ndërsa unë u ula e u struka në karrige. Takimi zgjati rreth një orë. Filloi të fliste shkurt por qartë. Në sallë ishte heshtje absolute. Të gjithë e shikonim sikur të ishte vetë Mesia. Ishte një ëndërr për të gjithë që ai të takohej me ne në NB Savër. Në të gjithë fytyrat tona shikohej gëzim dhe kureshtje. Askush nuk e kishte menduar këtë takim. Shumë  elozhe dhe pyetje më afër letërsisë bënë gjimnazistët,  kurse të rinjtë  e  fermës  ishin më bruto e  të drejtpërdrejtë.

 Më janë fiksuar disa pyetje:

-Kur  ishit i ri a e mendonit se do të bëheshit  shkrimtar kaq i madh?

Përgjigja e Ismailit:-Një kompozitor francez kur bëri këngën e parë bëri listën  e kompozitorëve  të botës. Të  parin vuri  emrin e tij, të dytin Bethovenin, të tretin vuri Moxartin, etj.. Kur kompozoi  këngën  e  dytë, bëri përsëri listën. Të parin vuri Bethovenin, të dytin emrin e tij, të tretin Moxartin. Në këngën e tretë, të parin Bethovenin,  të dytin Moxartin të tretin emrin e tij e me radhë. Sa herë kompozonte  aq më poshtë e  zbriste emrin e tij. Unë kur bëra vjershën e parë  më dukej vetja  më i madh i shkrimtarëve  të botës. Sot nuk e di, nga ju  dëgjoj  se jam shkrimtar i madh. Kur je i vogël, por mendon si madh është mirë, keq  është kur je i rritur dhe mendon si kalama, -e  mbylli ai. Luli  B.,  një  djalë me talent   sidomos  në  aktrim e filloi kështu: Unë idhull për  poezinë  kam Dritëroin, kurse për prozën ju kam ju. Meqenëse, ky qe një  fat për mua që të jem sot këtu, a  ka mundësi të të lutem që të më tregosh diçka që të më ngelet në mëndje dhe unë kur të kem fëmijët e mi tu krenohem atyre. Përgjigja ishte: Besoj se këtë takim të sotëm do ta mbani patjetër mend.

 Burri me fletore në dorë

Kur dolëm jashtë dhe ai po bisedonte  diçka me poetin  Faslli Haliti, afrohet një burrë rreth 40-45 vjeç  me një fletore të palosur në dorë dhe iu lut që t’ja shikonte pak vjershat. Ai me takt i tha që t’ja jepte Faslliut fletoren se do e shikonte më vonë. Ndërkohë, dielli po e kalonte zenitin. Grupi i vogël i vizitoreve, bashkë me grupin e profesorin që nuk morën pjesë tek takimi me të rinjtë u nisën drejt Manastirit të Ardenicës .Natyrisht që grupi i xhirimit nuk na u nda. Madje, ishin shtuar edhe ata me nja dy gra të tyret. U bënë gjithsej rreth 15-16 vetë. Kishim nisur më përpara  Nevzatin, kuzhinierin që e qante mishin e pjekur të gicit të njomë. Brenda një autobusi të vjetër  Zis me turi që transportonte  punëtorët në fushë, Nevzati  kish  futur  gjithë  kuzhinën e tij, bidonë me ujë, tenxhere gjithë  blozë,  pjata kauçuku, zarzavate, bukë e gjithë  farëlloj ushqime gjysmë të gatshme fushimi. Vetë ishte rruar e ishte veshur me rroba të lara. Manastiri  i Ardenicës atë kohë funksiononte  si  pikë  turistike, jo  si kult fetar. Ishin  përshtatur dhe rregulluar  dita dhoma, tip, me orendi të mira. Çdo gjë ishte prej guri të lashtë e druri të ri. Në dimër mund të ndizje zjarr në një oxhak  të madh.

 Në Manastirin e Ardenicës

 Rruga drejt majës së kodrës nisi me këngë. Ishte vërtet nj ditë e bukur. Rrugët për kohën ishin shumë të mira. Mbërritëm para  portës së madhe e të rëndë dhe trokitëm fort me fllanxhën prej hekuri të gozhduar në derë. Pas disa trokitjeve të rënda derën e hapi S.N. që të ishte si punë shteti a përgjegjës për këtë pikë turistike.  Njihesha me të. I thashë që jemi një grup prej 10-15 vetë që duan të rrinë ja 2 orë këtu. Me ne është dhe Ismail Kadareja. Ushqimet i kemi me vete. U step pak dhe tha: – Më vjen keq, por s’mund të hyni, pasi brenda është shoqja Lenka Çuko. Jemi me shkrimtarin i thashë, me Ismail Kadarenë. Nuk futemi tek dhomat e pritjes, rrimë edhe andej nga dhomat  shërbëtoreve. –Jo,jo ,tha, punë që s’bëhet se më heqin nga puna . Ngecëm keq , s’dinim ç’të bënim . Po zgjidhjen e gjeti vetë S.N.Do t’ju jap ca batanije tha edhe rrini jashtë, këtej mbrapa nga pishat. Pak si me hile i afrohen Ismailit, i cili ishte ca më larg e nuk e dëgjonte bisedën tonë.   –A e keni vizituar Manastirin brenda? – e pyes.- Po, po, pa tjetër që e kam vizatuar. Mora zemër: Po sikur të rrimë jashtë nën hije? – po patjetër që rrimë. U lirova. Morëm batanijet, i shtruam nën hije dhe tek vendi ku do të rrinte ai, nën batanije vumë një  gurë pllake që ai të rrinte ulur. Pasi u krijua vendi dhe i ftuam miqtë të ulen, ai nuk ndenji mi gur, por në shesh, pasi tek guri mbështeti parakrahun, duke u anuar pak nga shpatulla e djathtë.  . –Unë po rri si romanët – tha. Zumë vend edhe ne të tjerët  rreth e qark mbi batanije, ndërsa 2 vajza të shkathëta na vunë përpara ushqimit fushor të Nevzatit dhe gotat e rakisë e të verës së bërë vet. Ne as që ja zumë në gojë Kadaresë se në Manastir ishte shoqja Lenka. Nuk donin t’i hapnim telashe vetes. Ende atë kohë ajo kishte shumë forcë. Pastaj ne kishim ardhur për gëzim dhe çdo informacion i tepër do të ishte i dëmshëm. Besoj sot e kësaj dite Ismaili se ka marrë vesh se disa metra larg tij ishte shoqja Lenka në postiqet e mira të Manastirit që ishte Monument Kulture.

 Fjala e sekretarit të partisë

 Sapo u ulëm duket sikur diçka ndryshoi. Këtë herë foli sekretari i dobët e i urtë  që uroi mirëseardhjen sipas zakonit myzeqar meqë ishte edhe vendali.  Si me përtesë në fillim, por pak nga pak gotave të para e ndonjë cigareje atmosfera  sikur u ndez. Më shumë flisnin gratë që lavdëronin burrat dhe krahinat e tyre.  Ca më  vonë  spikati Goni, ekonomisti me shumë humor, që në një moment  atij  nga mesi i drekës  iu drejtua Ismailit:  -Dëgjo, or Ismail Kadareja. Ty  të presin e të përcjellin anë e mbanë botës, ke parë e shkelur në sallone të shndritshëm  e  tapete të kuq, por si këtu  tek kjo hije  pishe  me raki rrushi  e ujë   burimi dhe ne që të  shikojmë në dritë të syrit nuk ke për të gjetur në asnjë vend .Profesorit sikur nuk i pëlqeu shumë kjo shaka me pak patriotizëm, pakë  kripë e pakë raki, por gëzim i thonë dhe shket ndonjë fjalë pa zarar.

Kuzhinieri i Zheleznovit

Kur drekës po i afrohej fundi dhe ata që ishin bashkë me të ishin afruar dhe po qëndronin në këmbë me duar të gjunjëzuar mbi punës mbrapa nesh, Goni me shakatë e tij nxori “sekretin”;-Këtë drekë të thjeshtë me gic të njomë që ta ka përgatitur kuzhinieri, i Zheleznovit, Nevzati. Po u krekos kuzhinieri, kam qenë ushtar në Pashaliman kur ka qenë Zheleznovi, për vizitë dhe gatuaja për të, por dihet si përfundoi ajo punë. Ngatërronte Nevzati ngjarjet dhe emrat e romanit me ato të bazës kur ishte ushtar. Ismaili qeshte lehtë dhe aprovonte me kokë “trimëritë”,  e kuzhinierit hokatar në bazën ushtarake. Ai nuk mbante mend emrat e gjeneralëve rus, por theksonte se ai me grada më të mëdha, ishte tamam si e përshkruante Kadareja, tek romani. Pra, sipas tij, Zheelznovi ishte tamam, ashtu, i bëshëm,  serioz, paksa i sertë, që hante shumë. Në kujtimet e tij Nevzati thoshte se kisha instruksion të veçantë që të isha shumë i pastër, i rregullt dhe korrekt. Të gjitha oficerët rusë sipas tij ishin mishngrënës dhe pijedashës. Më shuam preferonin vodkën e tyre se sa rakinë tonë dhe pse rakia jonë ishte safi rrush.

Ismaili nuk ishte i gjithi me ne

Gjithë ato orë  të ndenjes pranë shkrimtarit mu krijua përshtypja se nga e gjithë qenia e tij gjysma ishte prezentë aty, ndërsa  ndërsa gjysma tjetër nuk jetonte me realen. Si të thuash një  hemisferë, një sy, një vesh, një gjymtyrë merrte  pjesë në bisedë. Pjesa tjetër se ç’bluante dhe  e përhumbet larg që aty. Kjo ditë e nxehtë  korriku që po mbyllej me  diellin flakë të  kuq, që zhytej në  det matanë Libofshës, nuk kishte ngjarje heroike. Nuk kishte fjalime dhe  duartrokitje, protokolle e shënime por ca episode të  thjeshta  ku ca njerëz të butë e të  mirë që shumë natyrshëm u bënë  miq për një ditë  të shkrimtarit të madh. Dhe sot pas më  shumë  se një çerek shekulli më kujtohet ajo  shprehja që ai i tha Lulit tek ajo sallë tashmë e zhdukur, kinemaje: Këtë takim që po bëjmë sot këtu, besoj se nuk  do ta  HARROSH. Plotësisht e vërtetë. Madje  gjithë sa shkrova në këto faqe  nuk Ii nxora nga  ndonjë  ditar i mbajtur apo  ndonjë bllok shënimesh por dihet nga kujtesa… Janë ditë të një takimi special, në nj periudhë kur këto takime quheshin vente në jetën e një fshatari

 Kush mund të quhet i madh

“Një kompozitor francez kur bëri këngën e parë bëri  listën  e kompozitorëve   të botës . Të  parin vuri  emrin e tij, të dytin Bethovenin, të tretin vuri Moxartin, etj.. Kur kompozoi  këngën  e  dytë, bëri përsëri listën. Të parin vuri Bethovenin, të dytin emrin e tij, të tretin Moxartin. Në këngën e tretë, të

“E penguara” e Isamil Kadaresë (Nga Bajame Hoxha)

 Aty për aty, u ndjeva krenare për shumë gjëra, por kjo krenari shumë shpejt u pa e zhgënjyer, e venitur, e ngacmuar, e zbehur, e fyer, sa u trishtova dhe u lëndova deri në pafundësi, sa shpirti më rënkoi. Eh,moj e kaluar! Më kujtoi me dhimbje fushat e Myzeqesë, shkuljen e rrënjëve të pambukut, Ngarkesat e rënda mbi supet e njoma, kanalet e pafund të hapur nga krahët e brishtë të vajzave të internuara në kampet barbare të internimit, ku punuam e vuajtëm deri në ditët e lirisë me shpirt ndër dhëmbë, por me dinjitet të plotë. Sa të forta që ishim! Heroinat e shekullit duhet të quhemi! O Zot! Gjithnjë na kërcënonin, na fyenin, na tundnin para syve gishtin tregues duke na kërcënuar. …”. Pra, ne vajzat e internuara ishim Savra! Savra, Parisi i vogël! Ku në ato vite zhvilloi e civilizoi Qytetin e Lushnjës, sepse aty kaluan apo mbetën personalitete të shquara, e pena të arta. Me ta parë titullin e artikullit Ismail Kadare do mendojë: “Vërtet ujë fle po hasmi nuk fle”. Ose: “Armiku mbetet armik”