KLD shkarkon gjyqtarin e Pukës Shtjefën Lleshi, siç kërkoi Naço

172

TIRANE – Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkon gjykatësin Shtjefën Lleshi. Vendimi është marrë unanimisht nga të 14 anëtarët e këtij institucioni të drejtuar nga kreu i Shtetit Bujar Nishani, dhe në pranië të Ministrit të Drejtësisë Nasip Naco. Kërkesa për masë disiplinore nda gjyqtarit të Gjykatës së Pukës Shtjefën Lleshi është bërë nga vetë ministri Naço. Ish-kryetari i Gjyaktës së Pukës ndodhet në “arrest shtëpie” të akuzuar për korrupsion në drejtësi. Lleshi akuzohet për korrupsion pasiv, mitmarrje, shpërdorim detyre pas videos denoncuese të transmetuar në emisionin “Fiks Fare”.   Ministri i Drejtësisë ka bërë kërkesën për nisjen e procedimit disiplinor edhe për gjyqtarin e Elbasanit Ilir Pashaj, Herila Çela të Vlorës, Bujar Musta të Elbasanit, Adelina Zarka të Fierit, dhe Bujar Krasniqi të Tiranës. Pritët që këto kërkesa tashmë të shqyrtohen në mbledhjen e sotme nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në mbledhjen e sotme të KLD do të shqyrtohen edhe kërkesa për delegime gjyqtarësh. Shqyrtimet për këto raste do të bëhen pas rasteve të shqyrtuara në mbledhjen e kaluar, ndër të cilët ishte edhe Gjin Gjoni, dhe për të cilin KLD rrëzoi kërkesën e Naços për procedim penal.
rendi i dites ne kld