KLD plotëson vendet vakante në apele

463
Sigal

 Propozohen gjyqtarë me përvojë, me gradën Doktor
shkencash juridike dhe prurje të Shkollë së magjistraturës.

 

Të premten e
kaluar, nën drejtimin e kreut të Shtetit, Presidentit të Republikës SHTZ Bujar
Nishani, u zhvillua mbledhja e zakonshme e radhës e KLD, i cili sipas ligjit
organik të tij duhet të mblidhet jo më pak se një herë në muaj. Sipas
publikimit në faqen zyrtare të KLD, kjo mbledhje kishte në rend dite vlerësim e
gjyqtarëve, plotësimin e vendeve vakant në gjykatat e Apeleve Shkodër, Tiranë,
Vlorë dhe atë të Krimeve të Rënda, etj… Sipas informacionit të dhënë në faqen
zyrtare të KLD por edhe nga anëtarë të saj, gazeta “Telegraf” ka mësuar se,
procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Gjykatave të Apelit ka
kaluar të gjitha fazat e parashikuar nga nenet 28, 29, 30 i ligjit nr. 8811,
dt. 17.05.2001, ndryshuar me ligjin nr. 9448, dt. 05.12.2005 ”Për organizimin
dhe funksionimin e KLD”, nenet 11, 12 e vijues të ligjit nr. 9877, dt. 18.02.2008
“Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH” si dhe vendimet përkatës të
nxjerra nga KLD, në bazë e për zbatim të këtyre ligjeve. Bazuar në nenin 147 të
Kushtetutës së RSH dhe pikave 5 dhe 12 të nenit 179 të ligjit nr. 76/2016 “
Për disa ndryshime në Kushtetutën e RSH
KLD do të kryesohet nga Presidenti i Republikës SHTZ Bujar Nishani dhe anëtarët
aktualë të KLD e përfundojnë mandatin e tyre pas krijimit të Këshillit të Lartë
Gjyqësor por, jo më vonë se zgjedhja e të gjithë anëtarëve të këtij Këshilli.
Për pasojë, deri në formimin e KLGJ, i cili duhet të krijohet brenda tetë
muajve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese, d m th rreth gjysmës së
muajit prill 2017, KLD aktuale do të vazhdojë detyrën e saj kushtetuese, e
drejtuar nga Presidenti i Republikës. Për herë të parë në historinë e KLD që
prej krijimit të saj, gjatë këtij viti është zhvilluar edhe procesi i testimit
të kandidatëve për promovim nga komisioni përkatës i ngritur nga KLD, i cili më
pas i ka propozuar mbledhjes plenare  të
KLD emrat e gjyqtarëve, që plotësojnë kriteret për t’u emëruar si gjyqtarë në
gjykatat e apelit. Për shkak të mos dekretimit të gjyqtarit Ervin Trashi nga
Presidenti i Republikës për në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të
Vlorës, KLD vendosi të rishpallë edhe një herë vendin vakant për në këtë
gjykatë. Gjithashtu, u shty edhe votimi për anëtarin e ri të Gjykatës së Apelit
për Krime të Rënda, pasi, dy prej gjyqtarëve kandidatë Z.Klodian Kurushi dhe Z.
Idriz Mulkurti rezultuan dy herë me vota të barabarta. Ndërkohë që KLD
përzgjodhi dhe i propozoi Presidentit të Republikës, nëpërmjet një procedure
korrekte, konform ligjit për KLD, ligjit për pushtetin gjyqësor dhe
K. Pr. Administrative,
7
gjyqtarë për t’u dekretuar si pjesë e trupave gjyqësore në Gjykatat e Apelit
Shkodër dhe Tiranë.

Pas votimeve, në
të cilat morën pjesë edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Ministri i
Drejtësisë , KLD vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës këta gjyqtarë:

1.     
Vosjava
Osmanaj
, me përvojë pune 10 vjet, emëruar
gjyqtare pas përfundimit me rezultatin “Shumë mirë” të Shkollës së
Magjistraturës, aktualisht inspektore në KLD, propozohet në detyrën e gjyqtares
në Gjykatën e Apelit Shkodër;

2.     
Asim
Vokshi
, me përvojë pune 11 vjet, emëruar
gjyqtar pas përfundimit me rezultatin “Shumë mirë” të Shkollës së
Magjistraturës, me gradën “Doktor shkencash juridike”, lektor i
së drejtës ne disa universitete dhe autor i disa librave dhe artikujve në
fushën e së drejtës, vlerësuar dy herë “Shumë mirë” nga KLD, aktualisht
gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, propozohet në detyrën e
gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë;

3.     
Fatri
Islamaj
, me përvojë punë 11 vjet, emëruar
gjyqtar pas përfundimit me rezultatin “Shumë mirë” të Shkollës së
Magjistraturës, në proces për marrjen e gradës “Doktor shkencash juridike”,
lektor i së drejtës ne disa universitete dhe autor i disa artikujve në fushën e
së drejtës, vlerësuar dy herë “Shumë mirë” nga KLD aktualisht
kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, propozohet në detyrën e
gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë.

4.     
Elbana
Lluri
, me përvojë pune 12 vjet, emëruar
gjyqtare pas përfundimit me rezultatin “Shumë mirë” të Shkollës së
Magjistraturës, lektore e së drejtës në universitet, autore e disa artikujve
dhe redaktore shkencore e botimit shqip të Kodit Civil Italian, vlerësuar dy
herë “Shumë
mirë
” nga KLD aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor
Tiranë, propozohet në detyrën e gjyqtares të Gjykatës së Apelit Tiranë;

5.     
Artur
Gaxha
, me përvojë pune 22 vjet, me gradën “Doktor
shkencash juridike
”, lektor i së drejtës ne disa universitete dhe autor
i disa artikujve në fushën e së drejtës, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e
Rrethit Gjyqësor Tiranë, vlerësuar dy herë “Shumë mirë” nga KLD,
propozohet në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë;

6.     
Elona
Stavri
, me përvojë pune 22 vjet, autore e disa
artikujve në fushën e së drejtës, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit
Gjyqësor Tiranë, vlerësuar “Shumë mirë” nga KLD, propozohet në
detyrën e gjyqtares në  Gjykatën e Apelit
Tiranë;

7.     
Andi
Civici
, me përvojë punë 14 vjet, emëruar
gjyqtar pas përfundimit me rezultatin “Shumë mirë” të Shkollës së
Magjistraturës, në proces për marrjen e gradës “Doktor shkencash juridike”,
lektor i së drejtës ne disa universitete dhe autor i disa artikujve në fushën e
së drejtës, ish-kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, vlerësuar dy herë “Shumë
mirë
” nga KLD aktualisht anëtar i Gjykatës së Apelit Vlorë dhe i trupës
Kolegjit Zgjedhor, propozohet në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit
Tiranë.

Nisur nga të
dhënat e kandidatëve mësohet se, KLD nuk e ka patur të lehtë të arrijë në këtë
përzgjedhje, e cila nga ana cilësore rezulton të jetë më e mira në këto tre
vitet e fundit.  Të pyetur nga gazeta
“Telegraf” në lidhje me konfliktin e interesit në këtë votim, ekspertë të së
drejtës deklaruan se, ky ishte një rast i veçantë por, që nuk kishte shkelur
asnjë prej rregullave të parashikuara në ligjin nr. 9877, dt. 18.02.2008 ”Për
organizimin e pushtetit gjyqësor”, ligjin nr. 8811, dt. 17.05.2001, ndryshuar
me ligjin nr. 9448, dt. 05.12.2005 ”Për organizimin dhe funksionimin e KLD”,
ligjin nr. 77, dt. 26.07.2012 ”Për konferencën gjyqësore kombëtare”, i
shfuqizuar nga ndryshimet kushtetuese të miratuar me ligjin nr. 76/2016, dt. 21.07.2016,
ligjin
nr.
9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin
e funksioneve publike” si dhe me ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave
Administrative”.

Sipas
ekspertëve, dalja jashtë nga salla ku zhvillohej mbledhja plenare e KLD e dy
prej anëtarëve të KLD Znj. Eneida Civici dhe Z. Gerd Hoxha në momentin e
diskutimit dhe votimit të listës së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën e
Apelit Tiranë, ka respektuar në maksimum parashikimet e pikës 2 të nenit 25 të
ligjit “Për organizimin dhe funksionimin
e KLD
” dhe pikës b) të nenit 30 të Kodit të Procedurave Administrative. Ky
veprim i këtyre anëtarëve të KLD ka shmangur çdo lloj keqinterpretimi për
ushtrim influence tek anëtarët e tjerë të KLD për shkak se, dy prej kandidatëve
ishin bashkëshortët respektivë të tyre. Burime nga mbledhja vënë në dukje faktin
se, kandidaturat këta anëtarë nuk kanë marrë pjesë në asnjë prej hapave të
procedurës së zhvilluar për testimin, shkualifikimin, renditjen dhe
përzgjedhjen e gjyqtarëve kandidatë, edhe pse sipas pikës 3 të nenit 11 të
ligjit nr. 77/2012 “Për konferencën
gjyqësore kombëtare
”, tashmë të shfuqizuar, nuk parashikohej asnjë një
ndalesë e anëtarëve të KLD për të votuar për të afërmit e anëtarëve të tjerë të
KLD-së. Në këto kushte, asnjë prej të pranishmëve në mbledhje, nuk ngriti
pretendimin se, votimi edhe i familjarëve të dy anëtarëve Znj. Eneida
Civici  dhe Z. Gerd Hoxha, për vendet vakant
të shpallur në Gjykatën e Apelit Tiranë, nisur edhe nga fakti tjetër që
kërkesat e tyre ishin paraqitur kohë përpara se, bashkëshortët e tyre të
zgjidheshin anëtarë të KLD-së. Njëkohësisht ekspertët konstatojnë se, votimi i
KLD në këtë rast, është në përputhje të plotë me parashikimet e nenit 9 të
ligjit  “Për statusin e gjyqtarit dhe
prokurorit në RSH”, i cili parashikon se në rast të konstatimit të
marrëdhënieve familjare të krijuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, KLGJ
merr masa për transferimin e njërit prej gjyqtarëve në papajtueshmëri
ambientale, në një gjykatë tjetër të të njëjtit nivel apo niveli më të lartë,
duke i dhënë precedencë në raport me gjyqtarët e tjerë që kanë aplikuar për
promovim apo transferim. Ky parashikim bazohet në të drejtat kushtetuese që
sanksionojnë të drejtën për krijuar familje dhe për të fituar të ardhurat e
jetesës me punë të ligjshme si dhe në situatën faktike në sistemin gjyqësor ku,
ka me dhjetëra raste ku, bashkëshortë, familjarë apo të afërm ushtrojnë
funksionet e gjyqtarit, prokurorit, avokatit, përmbaruesit apo noterit në të
njëjtin rreth gjyqësor.