KLD: Kërkesa bie në kundërshtim me ligjin, s’mund të shqyrtohet nesër

54

TIRANE– Pas letrës që ministri Naço i ka dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë lidhur me mbledhjen e djeshme, ka ardhur edhe reagimi i këtij institucioni. Me shkresën e sotme nr. 2576/1, KLD i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Drejtësisë, duke u shprehur se kërkesa është paraqitur nga zëvendësministri në kundërshtim me ligjin, dhe për këtë shkak kjo kërkesë nuk mund të shqyrtohet mbledhjen e nesërme. Sipas KLD, në protokollin e këtij institucioni nuk është paraqitur asnjë kërkesë me firmë të Ministrit.  “Në kundërshtim me ligjin, kërkesa e zv/ministrit nuk është paraqitur para afatit ligjor prej 48 orësh. Kërkesa është objektivisht e pamundur të shqyrtohet në mbledhjen e nesërme. Deklaratat e ministrit janë thjesht show mediatik”, thuhet në reagimin e KLD