KLD-ja propozon masat për hajdutët, zbatohen vetm 16%! DAP bën sehir

472
Sigal

Administrata Publike shpërdoron 1.448.704.000 lekë, organet e drejtësisë bëjnë sehir

Administrata Publike është shkaktare e dëmeve të mëdha ekonomike,  të cilat, sipas kontrollit të KLSH-së, arrijnë  shumën astronomike të 1.448.704.000 lekë, që i shkaktohen shtetit, duke rritur në mënyrë të ndjeshme borxhin dhe rënduar buxhetin shtetëror, nëpërmjet shpenzimeve  të kota administrative. Këto miliarda e miliarda lekë, që janë dëmet për shkak të shkeljes së disiplinës financiare nga Administrata publike, janë shuma e vërtetuar nga KLSH-ja, pa llogaritur, shumat e padëshmuara, që përbëjnë, ndoshta edhe përqindje më të mëdha.  Kur bëhet fjalë për  dëmet financiare, për  shkak të shkelje të disiplinës financiare, e kemi të gjithë të qartë, se këto shkelje bëhet me vetëdije nga punonjësit e administratës publike, me qëllime përvetësimi, korrupsioni.

Ja cila Administratë Publike shkakton miliarda lekë dëme financiare

 Në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Tiranë, në fushën e dhënies me koncesion në industrinë e bakrit, kromit dhe energjetikës, si pasojë e moszbatimit të akteve nënligjore në fuqi, në shumën 1 113 730 000 lekë.

 Po në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Tiranë, në vlerën 6 miliardë  lekë, si pasojë e mosushtrimit të penaliteteve për shkeljet e kushteve të kontratave koncesionare nga 24 koncesionarë dhe mos ndjekjen e procedurave ligjore për arkëtimin e dëmit të tyre ekonomik në vlerën prej 595,146 mijë lekë, si edhe për mos llogaritje e mosarkëtim në favor të METE-s të detyrimeve që rrjedhin nga kontratat e lidhura për “Fee koncesionare”, ku vetëm nga 5 shoqëri koncesionare, që disponohen dokumente (nga 13 shoqëri koncesionare të tilla) është shkaktuar një dëm ekonomik në shumën 11.780.652 lekë vetëm për dy vjet aktivitet prodhimi dhe shitje të energjisë elektrike. Në fushën e prokurimeve, dëmi  ekonomiko-financiar, i shkaktuar nga  KESH sh.a. Tiranë, është 540 761 000 lekë . Heshtja e Drejtorit të KESH-it, Engjell Zeqo kompromenton rëndë organet drejtuese te METE-s ,Bordit të sajë dhe tolerancës së pakuptueshme të prokurorisë, që duhet të çojë para drejtësisë shpërdoruesit e parave të qytetarëve. Në fushën e shpenzimeve operative, abuzimet marramendëse i kanë shkaktuar shtetit miliarda lekë, ku në krye të listës figuron  Autoritetin e Aviacionit Civil, Tiranë me 560 791 000 lekë.  Autoritetin Rrugor Shqiptar, si pasojë e llogaritjes së gabuar të analizave teknike të çmimeve dhe rritja artificiale e fondit limit për disa raste, në shumën 285 788 000 lekë. Në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve & Administrimit të Ujërave Tiranë, si pasojë e menaxhimit të dobët të punës për llogaritjen dhe mbledhjen e të ardhurave janë krijuar debitorë në vlerën 12 877 000 mijë lekë. Qendrën e Publikimeve Zyrtare, Tiranë, nga shpërndarja falas të fletoreve zyrtare dhe botimeve të tjera, si dhe shitja e disa botimeve nën koston e prodhimi në shumën 22 553 000 lekë. Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizime, sh.a., Tiranë, si pasojë e parashikimit më tepër të vlerës së kontratës në punimet e ndërtimit dhe rehabilitimit të 4 ujësjellësve në shumën 13 756 000 lekë. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë, në vlerën 15 543 000 lekë, si pagesa të dyfishta për të njëjtin vendpune nga largimi padrejtësisht nga puna të 15 punonjësve për periudhën 01.10.2009-31.12.2011 dhe pa nxjerrë përgjegjësinë e shkaktarëve. Në Komunën Pezë, Tiranë, në vlerën 3 640 000 lekë, për mospagesën e vlerës së qirasë për 6,500 m2 tokë, nga subjekti privat “Makalbania”, sh.p.k. Për parregullsitë dhe shkeljet financiare me dëm ekonomik në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, të pasqyruara në raportet e kontrollit të evaduar gjatë 6-mujorit të këtij viti, në shumën e përgjithshme prej 3 664 788 000 lekë, KLSH-ja ka rekomanduar zhdëmtimin e dëmit të shkaktuar në masën 99.8% të tij. Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara në bazë të ligjit të mësipërm, ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil” dhe disa ligjeve të tjera në fuqi, KLSH u ka kërkuar organeve të nomenklaturës shqyrtimin dhe marrjen e 678 masave disiplinore dhe administrative, lloji dhe zbatimi i të cilave, sipas njoftimeve zyrtare me shkrim nga organet përkatëse .

KLSH-ja propozon masa kundër shkeljeve financiare, ADP-ja zbaton vetëm 16 % të tyre

Për të gjitha këto shkelje të sipërpërmendura KLSH-ja ka propozuar masa konkrete pranë DAP-it, kundër të gjithë shkaktarëve. Por heshtja nga  Drejtoria e Administratës Publike është e plotë, nuk ka reaguar,  nuk ka bërë asnjë analizë, nuk ka vënë para përgjegjësisë punonjësit shkaktarë.  Mosanaliza e shkaqeve të shkeljeve financiare në Administratën Publike, nga kjo drejtori, do të thotë, që shkeljet e bëra të mbulohen, fajtorët të vazhdojnë “ të qetë” të shkaktojnë miliarda lekë të tjera, madje, edhe me bashkëfaqësinë eprore të DAP-it.  Kështu, për  678  masa të dhëna  nga KLSH, administrata publike  ka zbatuar vetëm 115,  ose e konvertuar në përqindje vetëm 16.9%.

Përse heshtin organet e drejtësisë, për  shpërdorimet e miliardave lekë?

Që DAP-i të heshtë dhe të “mbrojë” punonjësit e vet të korruptuar,  në realitetin shqiptar, kjo mund të ketë njëfarë logjike, pasi drejtuesit e administratës publike janë bashkëshkaktarë të shkeljeve financiare në AP,  me qëllim përvetësimi, abuzimi. Drejtues e punonjës të Administratës Publike janë bashkëkorruptues.  Shteti humbet, nga këto shkelje financiare, miliarda e miliarda, që në fund justifikohen me “ shpenzime administrative”. Por, është e papranueshme, e pakuptueshme, përse organet e drejtësisë heshtin dhe nuk ndërhyjnë, kur u provohen nga KLSH-ja shpërdorimet e shkeljet financiare në AP, me miliarda lekë? Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 18 kallëzime penale. Ndërsa organet e prokurorisë dhe gjykatës nuk kanë marrë në preferencë këto kallëzime penale të bëra nga KLSH-ja.