Klanet që po mbajnë peng Vlorën

506
Sigal

Vlora e zhytur mes kaosit dhe rrumpallës. Emërimet nepotike të deputetëve të Vlorës, ogur i zi për zgjedhjet e ardhshme

“U qamë nga shiu dhe ramë në breshër”. Këto janë fjalët që qarkullojnë në qytetin bregdetar të Vlorës, i cili kohët e fundit është përfshirë nga pakënaqësitë e theksuara jo vetëm të elektoratit të majtë, por edhe atyre që duan një Vlorë ndryshe. Një pjesë e intelektualëve të këtij qyteti të angazhuar me problemet e partisë dhe administratës deklaron me pendesë, se kemi rënë në gjynahe për ato veprime dhe ato ankesa të stisura apo të sajuara kundër të besuarës së Ramës në Vlorë. Një klan që nuk donte nëpër këmbë njerëzit e Kryetarit Socialist dhe deputetit të zonës u organizuan mediatikisht dhe në mënyrë të ndyrë duke shpifur për emërime, mitmarrje, problemet fiktive etj. Por e vërteta ishte ndryshe sepse këta njerëz ishin të nxitur nga njerëz të cilëve vetë Edi Rama, u kishte besuar jo pak por mandatin e deputetit.  Këta njerëz nuk lanë gjë pa shpifur, pa organizuar strukturat që t’i shkruajnë letra e sms pa fund kryesocialistit me qëllimin final që ky i fundit të largojë të besuarit e vet nga Vlora. Në fund pasi e mbushën kupën dhe e arritën qëllimin duke tensionuar marrëdhëniet e Ramës me të besuarit e vetë deputetët filluan emërimet të cilat po tronditin Vlorën, duke e futur elektoratin e tyre na kaos të plotë.  Dhe çfarë po ndodh pas largimit të këtyre drejtuesve që ishin jashtë klaneve në Vlorë? Janë krijuar klane të reja dhe grupime  brenda llojit, brenda partisë dhe brenda prefekturës. Një ish polic, tashmë drejtor i portit detar, informaticieni vetë drejtor i baseneve ujore, dentist e bëjnë drejtor i ALUIZNI-t, janë këto disa nga shembujt e emërimeve të Rilindjes në Vlorë, të cilat sot mbas një vitit ngaqë kanë qenë të tilla, jashtë kritereve, nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme. Edhe pse u premtua shumë gjatë fushatës se Rilindja do të veprojë ndryshe me emërimet, duket se edhe në emërimet e kryera nga maxhoranca, ka funksionuar teoria qe njeriut t’ i gjejmë vendin e punës dhe jo punës t’i gjendet njeriu i përshtatshëm, specialist në Vlorë ka edhe shembuj të tjerë, ku janë emëruar drejtues, individ në moshë të re, të cilët ende nuk kanë përfunduar studimet në master, kanë mashtruar me diplomat  apo dhe që ditën e parë të punës, në jetën e tyre e kanë në drejtimin e institucioneve, ndërkohë që, këto institucione kanë pasur vërtet nevojë për njerëz me përvojë të gjatë pune, për vet gjendjen e keqe, ku ishin katandisur. Por ndërsa në qytet, janë në pritje të ndryshimit për mirë dhe me kritere të kësaj situate të krijuar me të tilla emërime që nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme, ndodh që të nis “gjuetia e shtrigave”,  brenda llojit, ndaj drejtuesve të veçantë. Shkaku u kësaj gjuetie është një dhe vetëm një, që këta drejtues janë “kundërshtarë” të institucionit të prefektit , të njerëzve besnik të Ramës dhe një grupi njerëzish që ky institucion ka grumbulluar rreth vetes në Vlorë. Meqenëse, institucioni i prefektit ka “ besimin e plotë të kryeministrit të vendit”, atëherë, institucionit të prefektit i paska lindur e drejta që të veprojë kundër disa drejtuesve të cilët nuk ju binden urdhrave të saj personale, në lidhje me emërimet në këto institucione. Rasti i fundit, është ai i shkarkimit të drejtorit të ALUIZNI-t në Vlorë, i cili u largua nga detyra vetëm e vetëm sepse nuk i përkiste “grupit” të institucionit të prefektit dhe nuk “ishte për punë”që ia kërkonte ky “grup”, i cili duket se ka marrë në kontroll shtetin e Vlorës dhe që qytetarët e quajnë grupi i deputetëve dhe e krahasojnë me grupin e zjarrit të kohës së luftës partizano-balliste. Pas largimit të këtij drejtuesi, duket se do të ndryshojnë edhe disa drejtues të tjerë, të cilët janë emëruar përpara emërimit në detyrë të institucionit aktual të prefektit por që i përkisnin njerëzve të besuar të Ramës dhe që  faktikisht janë të vetmit që kanë lënë gjurmë pozitive tek qytetarët. Largimi i tyre bëhet  vetëm e vetëm që në drejtimin e këtyre institucioneve të vendosen njerëz  “të besuar” dhe “punëmbaruar”  të disa individëve, të cilët “komandojnë” sot Vlorën, nën justifikimin se është porosi e Kryeministrit. E gjitha kjo ndodh kur në Vlorë, njerëzit që i besuan qeverisjen dhe ndryshimin Kryeministrit Rama, presin realisht ndryshimet për mirë të menaxhimit të institucioneve dhe rritjen e cilësisë ndaj shërbimit të qytetarëve. Edhe pas një viti, institucionet e shtetit në Vlorë, vazhdojnë të jenë inaktive në funksionimin e tyre dhe një fakt i tillë është i njohur si shqetësim dhe për ministritë që i kanë në varësi, por të cilat nuk mund të veprojnë sepse drejtues të veçantë, edhe pse të paaftë, kanë mbrojtjen e deputetëve, ministra apo vet institucionin e prefektit të qarkut, i cili kujdeset më tepër për krijimin e grupit të besuar rreth vetes sesa për mbarëvajtjen e institucioneve. Këta njerëz hodhën helmin dhe ky helm trullosi një pjesë të Vlorës por edhe vetë shefin e selisë rozë në Tiranë. Ndaj, sot është koha që jo vetëm të ndërhyhet energjikisht, por edhe t’u kërkohet falje atyre që u baltosën nga grupi i deputetëve faqezinj.

Edhe pas një viti, institucionet e shtetit në Vlorë, vazhdojnë të jenë inaktive në funksionimin e tyre dhe një fakt i tillë është i njohur si shqetësim dhe për ministritë që i kanë në varësi, por të cilat nuk mund të veprojnë sepse drejtues të veçantë, edhe pse të paaftë, kanë mbrojtjen e deputetëve, ministra apo vet institucionin e prefektit të qarkut, i cili kujdeset më tepër për krijimin e grupit të besuar rreth vetes sesa për mbarëvajtjen e institucioneve.”