Klajda Gjosha: Sot kam ndjerë keqardhje për Kryeministrin ilegjitim të vendit tim!

390
Sigal

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me sjelljen aspak të hijshme të kryeministrit Edi Rama. Gjosha shkruan se ndjen keqardhje për Kryeministrin ilegjitim dhe se është dilemë e madhe për të, të zgjedhë mes të qënurit diktator i egër apo një lider i shtirur në triumfin imagjinar!

Postimi i plotë i Klajda Gjoshajt:

Sot kam ndjerë keqardhje për Kryeministrin ilegjitim të vendit tim! Dilemë shumë e madhe duhet të jetë për të, të zgjedhë mes të qënurit diktator i egër apo një lider i shtirur në triumfin imagjinar! Një katandisje të tillë kishte kohë që nuk e përjetonte Shqipëria!

Kjo një arsye më shumë për të qënë të gjithë bashkë sonte, në protestën e qytetarëve të lirë, për demokracinë, fjalën e lirë, zgjedhjet e ndershme, mundësitë e barabarta dhe Shqipërinë si gjithë Europa!