Klajda Gjosha: “Pse do jetë surprizues rezultati i LSI-së në Tiranë”

415
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në një intervistë ka nënvizuar faktin se zgjedhjet janë një tregues për demokracinë në vend.
“Për mua është e rëndësishme që vendi të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, që do të njohën nga të gjitha palët dhe nga qytetarët shqiptarë. Uroj që vendi të këtë stabilitet sepse të gjithë ne kemi familjet tona këtu dhe nuk do të dija që vendi të shkonte në një drejtim të gabuar apo të kthehej vite pas si në procesin e integrimit dhe me demokracinë që mundohemi çdo ditë ta ndërtojmë me shumë sakrifica. Kjo është gjithçka që do të dëshiroja për të ardhmen”, është shprehur Gjosha gjatë intervistës.
Znj. Gjosha, ju keni pasur kontakte gjatë periudhe krize me zyrtarë të BE përfshirë edhe me Hahn dhe cili është mendimi i tyre, a ka një lodhje nga zyrtarët e BE-së, për këtë që po ndodh në Shqipëri?
Kontaktet kanë qenë të shpeshta, por duke qenë një vend që kërkon të negociojë me BE, është i një rëndësie madhore që politikanët të tregojnë maturi, të tregojnë pjekuri politike, të vënë në dispozicion të qytetarëve eksperincën e gjatë politike sepse janë politikanë që kanë shumë vite në politikë dhe njohin mirë historinë se çfarë ka ndodhur në vitet e shkuara edhe atëherë kur opozita ka tentuar të mos marrë pjesë në zgjedhje. Kështu që unë do të thoja që topi është gjithmonë në fushën tonë, është gjithmonë këtu mes politikës tonë përfaqësuesve tanë dhe një vend që kërkon të negociojë për në BE-ja duhet patjetër të ketë autorësinë e zgjidhjes së krizave, reformat që ndërmerr vendi dhe patjetër t’u hapë dritën jeshile qytetarëve shqiptarë për një proces integrimi ashtu siç ata e kanë ëndërruar përherë që në 1991.
A ka në BE disa që mbështesin Ramën e disa Bashën?
Kjo nuk përbën ndonjë rendësi të veçantë. Partnerët tanë janë të mirëpritur që të japin mendimet e tyre, janë partnerë strategjikë për ne. Të gjitha këshillat janë të mirëpritura dhe duhen vlerësuar sepse kanë një eksperiencë të jashtëzakonshme si në vendet e tyre ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor, por janë politikanët shqiptarë përgjegjës të krizave apo dhe të zgjidhjes së krizave.

Kur ishte parashikuar të mbahej raporti i ndërmjetëm, duke pasur parasysh se edhe me parlamentin e ri do të jetë pak e vështirë të kalohet vettingu, ne a rrezikojmë që mos ta kemi këtë raport të ndërmjetëm këtë vit ?
Nëse Vettingu do të votohet, muaji nëntor do të mund të ishte sërish një muaj i cili do t’i ofronte Shqipërisë një raport të dytë për t’i dhënë edhe njëherë mundësi për çeljen e negociatave në muajin dhjetor,pra në mbledhjen e Këshillit që zakonisht janë mbledhje që zhvillohen në muajin dhjetor.

Vettingu do të kërkojë deri në 5 vite, pra një periudhë kohore tejet të gjatë. Pra, si fillim duhet miratuar ngritja e komisionit dhe fillimi i punës së këtij komisioni. Ky do të ishte sinjali më i mirë që ne do t’u jepnim Komisionit Europian dhe vendeve europiane institucioneve ndërkombëtare. Si dhe të mos harrojmë vazhdimësinë e punës për pesë prioritetet ku shumë janë të lidhura me reformën më drejtësi.

Kush janë këto vende skeptike apo vendet tradicionale ?
Vendet tradicionale që gjithmonë kanë pasur kërkesa kundrejt të gjithë vendeve aspirante. Është e respektueshme sepse edhe vetë forma e BE-së, ka qenë në ndryshim e sipër, edhe pa BREXIT dhe vetë BE-në, duhet të reformojë vetveten, të mbajë fort 27 vendet anëtare e më pas të mendojë për procesin e zgjerimit, i cili ka kaluar paska në vend të 2-të, por nuk do të thotë që vazhdon të qëndrojë aty dhe hapur në varësi të procesit të reformave.

Një deklaratë e Mogherinit që me daljen e BREXIT, do të duhet që BE ta mbushë këtë vakum duke ju referuar integrimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor.

Ne e shohim si inkurajimi por të mos harrojmë që Ballkani Perëndimor ofron siguri për vendet anëtarë dhe BE. Europa sot goditet nga shumë fenomene si emigracioni terrorizmi, ndaj mendoj që Ballkani përbën një pjesë thelbësore për vetë BE-në dhe gjeografikisht është pjesë e Europës.

Në nëntor ju thatë se është shansi ta kemi raportin e ndërmjetëm, vijon kjo axhendë nëse shkojmë në zgjedhje me ose pa opozitën ?
Shqipërisë do të mund ti jepet mundësia për një raport të ndërmjetëm për të treguar se reforma në drejtësi ka vazhduar dhe vettingu ka filluar implementimin, dhe rezultatet në kuadër të 5 prioriteteve.

E vë në rrezik mospjesëmarrja e opozitës këtë axhendë?
Ne do të shohim raportin e OSBE- Odhir i cili është dhe mekanizmi i parë çertifikues i zgjedhjeve. Frika ime më e madhe është legjitimiteti i institucioneve në rast të zgjedhjeve pa opozitën. Si ministre, jam e detyruar të bëj një analizë të kërkesave që vijnë nga BE-ja, të kritereve kyçe dhe ky është një proces demokratik që duhet të ndodhë në një vend dhe duhet të ketë alternativa. Vendi duhet të ketë një alternativë, pra e majta ose e djathta. Dhe në këtë këndvështrim është e vështirë të mendohet se Shqipëria do të ketë zgjedhje pa opozitën.

Raporti i BE për zgjedhjet do të jetë deçiziv edhe për procesin e integrimit në nëntor apo jo?
Do të jetë një kërkese edhe nga vendet anëtarë besoj për të parë sesi janë realizuar zgjedhjet dhe zhurma dhe bojkoti i opozitës ka rritur interesin e ndërkombëtarëve për të parë se çdo të ndodhë.
Cilat vende kanë rritur më shumë interesin ?
Të gjitha vendet kanë treguar një interes të veçantë ndaj Shqipërisë. Ne kemi pasur partneritete kyçe që i kanë qëndruar pranë dhe mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e procesit të integrimit dhe reformave që ka ndërmarrë vendi.
Ky raport në nëntor do të hapte rrugën e negociatave në dhjetor apo do të ishte vendimmarrja e çdo shteti ?
Do të respektojmë kartonët nga çdo shtet anëtar. Do të duhet të presim.
Jeni tashmë drejtuesja e LSI në Tiranë si po ecën fushata juaj ?
Jam e nderuar që së bashku me mua është një ekip i LSI, shumë të rinj dhe të reja diçka për tu vlerësuar që në listat e kryeqytetit një parti politike vjen me një përfaqësi të një grupi të mirëarsimuar që i ofrohen politikës.

Keni marrë dhe një gjobë ?
Në respekt të ligjit unë nuk mendoj që kuadër të një diskriminimi politik një parti të dënohet me gjobë pse ka 3 gra dhe vajza në krye të listës. Ka ardhur momenti që gratë të kenë zërin e tyre ne politikë dhe do ta bënim më mirë se kushdo tjetër.

E keni paguar gjobën apo ende ?
Unë jam kundër pagesës së gjobës sepse duhet vlerësuar fakti që ajo listë kryesohet nga 3 gra dhe vajza që janë vlerë e LSI dhe politikës.

Çfarë fushate po bëni ju, opozita mungon, keni qenë në qeverisje me PS ?
Ne kemin ofruar alternativen tonë përmes lidershipit dhe programit të LSI. Jemi munduar të prekim të gjitha problemet që jetojnë sot qytetarët, çështjet e arsimit, punësimit, tregun e punës, sesi mund të zhvillohet ekonomia shqiptare në 2 shtyllat kryesore turizmi dhe bujqësia. Një nga shtyllat është edhe rinia, zemra e LSI që ka rritur dhe frymën e saj.

Për të votuar LSI është shumë qartë është një forcë politike e cila për stabilitetin e vendit ka bërë çdo gjë, që ka dhënë dialog, nuk ka nguruar të japë edhe mandatet e ministrave, Kryetarit të Kuvendit në kuadër të zgjidhjes së krizës.
Ti kthehemi fushatës çfarë synoni si LSI, objektivi për Tiranën meqënësu ju drejtoni garën në Tiranë dhe rang kombëtar?
Objektivi kur je pjesë e fushatës gjithmonë është të dalësh forcë e parë, ky është një objektiv dhe pikënisje për secilën nga partitë politike pastaj është puna me gjithë elektoratin dhe komunitetin që jetojmë. Ne nuk është se vendosim tragete se sa deputetë do marrim ajo është çështje numrash e rëndësishme është që qytetari të kuptojë platformën e LSI-së ta mbështesë atë dhe në fund fare ta tregojë këtë me votë sepse është vota e tij që më pas do të përkthehet në numra deputetësh në Kuvendin e Shqipërisë.
Është një rezervuar i madh votash. Ka sinjale që votues të PD-së mund ti bashkohen LSI-së, e kërkoni ju votën e tyre?
Ne i drejtohemi të gjithë qytetarëve nuk është çështje se unë shkoj dhe targetoj PD-në apo këdo parti tjetër. Ne flasim me qytetarët dhe qytetarët për ne janë të gjithë njësoj dhe nëse qytetarët mendojnë se LSI është një alternativë për të cilën ka një rëndësi të veçantë në vend, në Shqipërinë tonë atëherë pse jo vota e kujtdo është e mirëpritur. Kjo është politika dhe patjetër alternativa që ne ofrojmë nuk është vetëm për votuesit e partisë LSI,kjo është një alternativë që nesër mund të kthehet një formë qeverisëse për vendin.
Çdo të bëjë nëse del forcë e dytë kur nuk ka më opozitë. A po e mendon LSI pozicionin në opozitë ?
Mendoj që vendi ka çështje më themelore për të diskutuar dhe është zgjidhja e ngërçit politik, ne e kemi një opozitë që është zyrtare dhe duhet ta respektojmë atë. Për sa kohë ne kemi mundësinë të japim më shumë për të ofruar dialog për zgjidhjen e krizës duhet ta bëjmë dhe energjitë tona duhet të përqendruar që vendi të shkojë në zgjedhje edhe me alternativën e opozitës sot.

Keni një mendim pse PD refuzoi ofertën e McAllister?
Këtë nuk e di por ajo ka qenë një nga ofertat më të shkëlqyera.
Si e komentoni koalicionin PS-LSI? Si e vlerësoni punën e kësaj qeverie?
Mendoj që ka qenë një koalicion i ka shërbyer disa reformave në vend, si reforma administrative territoriale, reforma në drejtësi. Kanë qenë reforma që i kanë shërbyer vendit, sidomos reforma në drejtësi që ka qenë e kërkuar dhe nga BE që të siguronim një vazhdimësi në procesin e integrimit të vendit. Gjatë këtyre 4 viteve kemi marrë statusin e vendit kandidat duke treguar një përgjegjshmëri gjatë vitit të parë i cili ka qenë dhe më i vështiri, një përgjegjshmëri në 5 prioritetet kyçe që do të plotësonte dhe në nëntorin e vitit të kaluar patëm një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave. Sërish kjo qëndro e hapur por në varësi të procesit të vettingut, të 5 prioriteteve por dhe e zgjedhjeve.

A duhet të vazhdojë koalicioni PS- LSI?
Kjo është diçka që duhet diskutuar në një tryezë të përbashkët për të parë se ku ka çaluar dhe ku kanë qenë pikat më të forta dhe pastaj për të vendosur më pas vazhdimësinë.
Vini re në fushatë ka sulme ndaj jush ose nga ju për PS?
Ngërçi nuk ka qenë si do të shkonim ne në zgjedhje, ndaj përgjigja jonë ka qenë e sinqertë sepse nuk ka qenë momenti për të diskutuar çështjen e koalicioneve dhe nuk ka qenë ai thelbi i gjithë punës së politikanëve për ti dhënë një zgjidhje ngërçit politik në vend.

Në fushatë ka tension mes jush dhe PS?
Ne jemi shumë të paqtë në LSI dhe do të kemi një fushatë të tillë. Tirana është shumë e paqtë dhe elektorati është shumë pozitiv, ndaj ofertës së LSI dhe shpresoj që në zgjedhje të dalim me një rezultat surprizues.

Mbetet ambicie për të qenë sërish pjesë e kabinetit ?
Nuk kam kërkuar në asnjë moment të isha pjesë e këtij kabineti. Jam shumë mirënjohëse që më është dhënë mundësia të kontribuoj në procesin e integrimit, një proces që dashurohet nga shqiptarët dhe kam qenë e nderuar ti shërbej atyre me të gjitha mundësitë e mia, eksperiencën në politikën shqiptare. Jam munduar të bëj më të mirën. Patjetër mund të kishim bërë më shumë, të kishim çelur negociatat por fatkeqësisht kjo nuk është çështje e vetëm një procesi teknik por edhe një proces politik.

Do të donit të vazhdonit këtë rrugë ?
Për mua është e rëndësishme që vendi të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, që do të njohën nga të gjitha palët dhe nga qytetarët shqiptarë. Uroj që vendi të këtë stabilitet sepse të gjithë ne kemi familjet tona këtu dhe nuk do të dija që vendi të shkonte në një drejtim të gabuar apo të kthehej vite pas si në procesin e integrimit dhe me demokracinë që mundohemi çdo ditë ta ndërtojmë me shumë sakrifica. Kjo është gjithçka që do të dëshiroja për të ardhmen.
Sigal