Klajda Gjosha: Përgjegjësi sociale dhe angazhim i të rinjve në shërbim të komunitetit

687
Përgjegjësi sociale dhe më shumë angazhim për t’i shërbyer komunitetit. Nën këtë moto të rinjtë e LRI-së se njësisë nr.1 në Tiranë, përfunduan aksionin në një nga zonat më problematike të Shkozës për sa i përket ndotjes së mjedisit nga mbetjet.

Kësaj nisme iu bashkua edhe kryetarja e kësaj njësie, Klajda Gjosha se bashku me një grup këshilltarësh të LSI në Këshillin Bashkiak. Gjosha theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve dhe sensibilizimin e tyre për mbrojtjen e mjedisit.

“Ky aksion nuk do të përfundojë këtu, por do të zgjerohet më tej. Kam kënaqësi që këti grupi të rinjsh iu bashkuan edhe shumë fëmijë që jetojnë tek kjo zonë të cilët shohin se këtu ka përgjegjësi, ka dashuri për komunitetin”,tha Kryetarja e njësisë nr. 1 në Tiranë Klajda Gjosha.
Sigal