Klajda Gjosha në Pogradec: Angazhim maksimal për zgjedhje transparente brenda partisë

466
Sigal

Gazeta Telegraf/

E deleguara e Kryesisë
në Pogradec, znj. Klajda Gjosha zhvilloi disa takime me strukturat drejtuese të
organizatave të LSI

Klajda Gjosha:
Komunikimi me qytetarin e
  thjeshtë,
çelësi i rritjes së LSI

E deleguara e
Kryesisë së LSI në Pogradec, znj. Klajda Gjosha zhvilloi
   disa 
takime  me strukturat drejtuese të
organizatave të LSI,
    qytet dhe të  
Njësive Administrative të Buçimasit dhe të Udenishtit. 

Gjatë këtyre
takimeve, u diskutua për  zgjedhjet e 6
nëntorit, ku do të votohet për Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim,
por edhe për zgjedhjen  e delegatëve për
në Konventën Zgjedhore të LSI-së, nga ku do të dalë  ekipi i ri drejtues në nivel Kombëtar të
LSI-së.

 

Znj. Gjosha u
shpreh se angazhimi duhet të jetë maksimal për të zhvilluar një proces
organizativ transparent dhe konstruktiv.

“Këto zgjedhje
duhet të jenë në funksion të përmirësimit të LSI-së, konsolidimit të saj si
forcë politike duke pasur gjithmonë në fokus qytetarët që na kanë besuar deri
tani, duke afruar sa më shumë të tjerë të cilët duan të jenë pjesë e asaj çka
ne përfaqësojmë”, tha znj. Gjosha.

Znj, Gjosha u
shpreh se suksesi i kësaj partie politike ka qenë pikërisht aftësia për të
dëgjuar çdo familje, çdo qytetar të thjeshtë.

“Ne duhet ta
forcojmë akoma dhe më shumë këtë komunikim, duke e pasur çelësin e rritjes së
LSI-së. Ne duhet të shohim nga e ardhmja, duke i dhënë zgjidhje problemeve,
duke zhvilluar modele të mira për komunitetin. Vetëm kështu mund të bëjmë
diferencën. Duhet përfaqësim më i mirë 
dhe vetëm duke qenë të gjithë bashkë për LSI-në, mund ta arrijmë këtë”,
tha znj. Gjosha.

Gjatë takimeve u
diskutua për një sërë problematikash që shqetësojnë komunitetin e këtyre zonave
dhe u bënë propozimet e strukturave për delegatët dhe u caktuan komisionerët
për zgjedhjet e datës  6 nëntor.