Klajda Gjosha: Ja arsyet pse LSI është kundër projektbuxhetit të qeverisë

403
Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha në një prononcim jashtë ambjenteve të Kuvendit ka dhënë arsyet se pse LSI është kundër projektbuxhetit të sjellë nga qeveria.
Megjithatë ajo deklaroi se LSI do të qëndrojë në sallë për të bërë debatin politik dhe për të dhënë alternativën e saj.
Prononcimi i Klajda Gjoshës:
Është e pamundur të mbash fjalë në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të një show që zgjat prej orësh, që është tepër i lodhshëm për qytetarët shqiptarë, aq më tepër në një ditë ku diskutohet buxheti. Unë ato pak fjalë që doja të thosha aty, më mirë po i ndaj me median dhe po i ndaj me qytetarët, për të thënë se realisht pyetja që doja të drejtoja sot është që: cili është titulli i këtij buxheti? A ka një kokë ky buxhet? Çfarë është buxhet social? Është buxhet investimesh? Është buxhet i rritjes së pagave apo pensioneve? Sepse fatkeqësisht asgjë nga këto nuk është parë. Është një buxhet, i cili është për të ardhur keq, sepse më shumë e largon Shqipërinë nga Europa, se sa e afron atë.
Kur flasim për procesin e integrimit, e dinë të gjithë që buxheti duhet të jetë në të njëjtën linjë me procesin e integrimit. Ku kanë shkuar fondet? A kanë shkuar fondet te institucionet të cilat duhet të luftojnë korrupsionin, duhet të luftojnë çështjen e drogës që është kaq e madhe tashme për një vend të vogël si Shqipëria, por që është bërë e njohur për një çështje që është madhore. Ku po shkojnë këto fonde? Kështu që në një farë mënyre, unë do doja të ndaja me ju keqardhjen e një buxheti që nuk ofron asgjë, përkundrazi ofron një rritje taksash, po vret shpresën e shtresës së varfër në Shqipëri, por edhe të shtresës së mesme.
Ju ka kanë kthyer përgjigje në lidhje me amendamentet e ditës së djeshme?
Asnjë përgjigje nuk ka. Besoj që ato janë amendamente, të cilat edhe kolegët e mi sot patjetër do ta ngrenë zërin në Kuvendin e Shqipërisë. Janë amendamente që vijnë në ndihmë të qytetarëve shqiptarë, në ndihmë të xhepave të tyre, të të ardhurave të tyre, sepse është vetëvrasëse sot të mendosh që gjithsecili nga ne, paguan rreth 23% taksa, tatim mbi pagën. Imagjinoni që kjo do shtrihet deri te tatimi mbi të ardhurat etj. Prandaj themi që për shtresën e mesme është vetëvrasëse. Sot njerëzit më të studiuar, njerëzit më profesionistë po largohen dhe po kërkojnë çdo moment që të largohen nga Shqipëria. Është trishtim për të ardhmen e këtij vendi, është trishtim për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Cila do jetë vota e LSI-së? Do jetë pjesë e votimit? Do jetë kundër?
Ne e kemi thënë që vota jonë ndaj këtij buxheti që është paraqitur, është absolutisht kundër, por ne në sallë do të qëndrojmë deri në fund për të bërë debatin politik dhe për të dhënë alternativën tonë të buxhetit, realitetin që duhet të paraqesë ky buxhet për vitin 2018. Prandaj kemi ardhur dhe me alternativën tonë, me 3 amendamentet tona.
A vijon LSI dhe PD të jenë një bllok i bashkuar opozitar, sepse gjatë javës në komisionet parlamentare deputetët e PD-së janë larguar në shenjë proteste, ndërsa deputetët e LSI-së kanë vijuar të qëndrojnë në komisione?
Unë di të them që lufta e LSI me këtë qeveri bëhet brenda institucioneve. Kjo është bota demokratike, kështu duhet të funksionojë dhe besoj që kjo opozitën e bën më të fortë se largimi nga institucionet
Sigal