Klajda Gjosha: Fenomeni i dhunës në familje fatkeqësi, rezoluta do ndihmojë në minimizimin e kostove

663
Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar seancën plenare për miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 30.11.2017, miratimin e Projektrezolutes “Për dënimin e fenomenit të dhunës në familje”. Gjatë kësaj seance plenare Klajda Gjosha është shprehur mbi nevojën e kësaj rezolute. 
“Ndjehem mirë që sot në Kuvendin e Shqipërisë po diskutojmë mbi një cështje madhore për shoqërinë tonë, luftën kundër dhunës në familje. Dëshiroj të falenderoj Partinë Demokratike dhe kryesisht kryetaren e Forumit të gruas, Znj. Vokshi, e cila ka punuar me shumë përkushtim që sot në të gjithë bashkë të miratojmë një rezolutë me konsesus të plotë për dënimin e fenomenit të dhunës në familje dhe marrjen e masave urgjente për evidentimin e situatës dhe gjetjen e mekanizmave efikas ligjor për parandalimin e këtij fenomeni.
Ky fenomen nuk është një cështje vetëm shqiptare, patjetër që ai gjendet edhe në botën e zhvilluar por këtu në ndryshim nga vendet e tjera thelbi I problemit qëndron te përgjigja e institucioneve, te drejtësia, te zbatimi I ligjit e mbi të gjitha te vëmëndja që gjithësecili prej nesh duhet ti kushtoj edhe një rasti të vetëm të dhunës në familje.
Është për të ardhur keq në fakt që edhe pse familja në traditën shqiptare vazhdon të shihet si e shenjtë dhe si qeliza më thelbësore e shoqërisë sonë, ne cdo ditë në një mënyrë apo një tjetër e godasim atë, duke mos bërë detyrën e dukë mos e mbrojtur! Rastet e fundit të dhunës ndaj grave, që fatkeqësisht kanë përfunduar me marrjen e jetës së një gruaje, të një nënë…rasti I Fildez Hafizit por edhe I shumë nënave që kanë qënë viktima të këtij fenomeni janë me të vërtet shokuese por edhe drithëruese deri në themel për shoqërinë tonë. Të dhunosh një grua, një nënë në mënyrë indirekte ke vrarë edhe fëmijën e saj.
Imagjinoni një fëmijë në moshë fare të vogël që ende mëson nga prindërit se si duhet të sillet dhe të komportohet në një shoqëri, të jetoj cdo ditë nën frikën e dhunës, nën frikën se kjo dhunë mund t’I marrë njeriun më të shtrenjtë të jetës tij. Imagjinoni pasigurinë e tij, ankthin, depresionin por mbi të gjitha heqjen e të drejtës së cdo fëmije të rritet me dashuri dhe mbrojtje nën cadrën e familjes. Dhe dashur pa dashur është shkatërruar e ardhmja e tij.
Në Shqipëri në fakt nuk vuajme për ligje, por vuajtja jonë është edhe më e thellë…këtu kemi të bëjmë me moszbatimin e ligjit si nga individët e thjeshtë e deri te organet lighzbatuese në vend. Ashpërsimi ligjit, dhënia e dënimit maksimal si dhe moslejimi I amnestisë për rastet e dhunës në familje, do të ishte një fillim I mirë për të dhënë një mesazh të qartë se kur kemi të bëjmë me fenomene të tilla nuk mund të ketë asnjë lloj dobësie apo keqardhje.
Kuvendi I Shqipërisë nëpërmjet gjithë mekanizmave mund të ndjekë me përparësi shqyrtimin e cdo rasti të tillë dhe kuptohet që këtu duhet një bashkëpunim I mirë me qeverisjen qëndrore dhe lokale, për të pasur një analizë të plotë të problematikave të hasura me ligjet në fuqi si dhe të dhënat konkrete mbi fenomenin. 
Kjo rezolutë shkon paralelisht me muajin e sensibilizimit të luftës kundër dhunës në familje dhe do të doja shumë që më shumë se sa gratë dhe vajzat, kjo cështje të trajtohej nga burrat dhe djemtë sepse shoqëria jonë ka nevoj për sensibilizimin e cdo qytetari të saj panvarësisht gjinisë, panvarësisht moshës.
Cdo analizë e fenomenit do të ndihmonte shumë në identifikimin e problematikave por edhe parandalimin e rasteve të dhunës. Dhe sa më shumë të fokusohemi te kjo cështje jam e bindur se edhe niveli I dhunës në familje varet qartazi nga disa faktore ekonomiko social. shumë mund ta shohin si pasoj e karakterit të cdo individi lidhur këtu me konsumimin e alkoolit, xhelozisë, posesivitetit apo edhe shumë tipareve të tjera. T’ju them të vërtetën unë e shoh të lidhur ngushtë me problemet ekonomike, papunësinë, nivelin e ulët të arsimimit. Dhe këto në fakt janë cështje tejet problematike sot në gjithë vendin. Ndaj do të duhej një vëmendje edhe më e madhe në trajtimin e këtyre cështjeve.
Një grua e që nuk ka pasur një mundësi shkollimi apo trajnimi professional që të jetë e aftë për tregun e punës, një grua që është financiarisht e varur nga bashkëshorti është shumë herë më vulnerabël të bjerë pre e dhunës por edhe ta pranoj atë për hir të mentalitetit apo pamundësise financiare. Ndërkohë që edhe në rastet e tjera të dhunës, ku mundësia për të refuzuar këtë realitet është më e madhe, fatkeqësisht dështimin këtu e ka shteti duke filluar që te dështimi në mbrojtje e deri te dënimi I individit që ka kryer dhunë. Duke mos arritur dot të bej shëmbuj në një shoqëri, e duke u bërë shtysë e viktamave të rradhës. Prandaj koordinimi ndërinstitucional është absolutisht parësor në luftën kundër fenomenit të dhunës.
Disa vite më parë, për shkak të detyrës kam vizituar disa herë qëndrat e grave të dhunuara. Shumë prej tyre të shoqëruara nga fëmijët e tyre. Nuk e përshkruaj dot dhimbjen e tyre dhe pamundësinë për të jetuar të lira. Dhe kjo dhimje shihej edhe në sytë e femijëve. Mes kushtesh të vështira jetese, me mungesën e thellë të psikologëve ndihmës për të kapërcyer traumën, do thoja që edhe në këtë sector kemi shumë për të bërë.
Kuvendi vetëm pak ditë më parë ka miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm dhe më vjen keq që nuk pati asnjë fokus për të ndihmuar familjet shqiptare, përkundrazi ata u rënduan më shumë me taksa dhe me pamundësi për të ngritur këtu të ardhmen e fëmijëve të tyre. Politika ka harruar që cdo familje në fund të muajit nuk arrin të paguaj dot faturat dhe detyrimet mujore, kreditë, dhe realiteti cdo ditë bëhet më I trishtë. Sepse ne kemi harruar që ekzistojnë dy lloj dhune, ajo fizike brenda mureve të familjes por edhe dhuna që shpeshherë të bën shteti duke të vrarë shpresën që gjithësecili nga ne ka për një të ardhme më të mirë.
Para disa ditësh ne bëmë takimin e parë për këtë legjislaturë të Aleancës së grave deputete. Unë besoj fort se cështja e dhunës në familje duhet të jetë pjesë e axhendës tonë për ta trajtuar dhe ndjekur me rigorozitet sëbashku me komisionin e posacëm që ne shpresojmë të krijohet në bazë të kësaj rezolute. Ndoshta si në cdo shoqëri tjetër, edhe ne do ta kemi shumë të vështirë ta zhduknim këtë fenomen por duke punuar duke e parë me prioritet patjetër që mund ta zbusim atë, duke minimizuar kostot e familjes shqiptare!
Edhe një herë shpreh gadishmërinë e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim ta mbështesim dhe ta votojmë sëbashku këtë rezolutë.”
Sigal