Sigal

Ditën e sotme Klajda Gjosha përmes nje postimi ne rrjetin social facebook ka pershendetur  deklaratën e Ministrit të Shtetit për Evropën në Gjermani, Michael Roth, mbi çështjen e kufijve ngritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Ja postimi i plote i Gjoshes

Dëshiroj të përshëndes deklaratën e Ministrit të Shtetit për Evropën në Gjermani, Michael Roth, mbi çështjen e kufijve ngritur mes Kosovës dhe Serbisë. Vizioni Evropian është në realitet ai i bashkëjetesës mes kulturave dhe traditave të ndryshme pa mure dhe pa kufi. Çdo përpjekje për ridizenjim kufijsh është përpjekje për të shkatërruar të ardhmen evropiane të rajonit tonë!